E premte, 29/03/2024, 13:14
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 6
Vizitorë: 6
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A është gjynah nëse e mallkon dikë në sexhde për shpifjet që të janë bërë?

Pyetje:

E nderuara redaksi,

Allahu ju shpërbleftë për punën që po bëni!

Desha t’ju bëj një pyetje lidhur me shpifjet ndaj njeriut të pastër. A është gjynah nëse e mallkon dikë në sexhde, për fjalët të cilat të janë ngjitur e nuk janë aspak të vërteta, janë të kundërta me realitetin që ekziston. Vuajtja që më është shkaktuar prej fjalëve të ndyra, të ngjitura më qon deri në mallkim gjatë sexhdes ndaj atyre njerëzve të pandërgjegjshëm. Mirëpo duke pasur parasysh nganjëherë se edhe pejgamerët e ndryshëm kanë pasur sulme të tilla me fjalë, ndalem dhe i lutem të madhit Allah që Ai t’i shpërblejë ata të pafe për fjalët e thëna pa fakte dhe argumente.

Andaj po kërkoj nga ana juaj një këshillë, një sugjerim se si duhet vepruar në këto momente.  Mundohem të bëj sabër, bie shahadet shumë shpesh duke u munduar ta largoj zërin e pëshpëritjes të së keqes në vesh.
Selam alejkum ve rahmetullah!


P
ërgjiigje:

Alejkum selam ve Rahmetullahi ve berekatuh!

Pa dyshim se shpifjet ndaj njerëzve të pafajshëm janë të ndaluara dhe janë të vështira për njerëzit për të cilët shpifet. Allahu thotë: "Ju përcillnit me gjuhët tuaja dhe flisnit me gojët tuaja diçka, për të cilën nuk kishit dijeni. Ju këtë e merrnit për gjë të lehtë, por para Allahut kjo ishte një shkelje e madhe.”
 (Nur, 15)

Mirëpo ajo që duhet përmendur në këtë rast është fakti i pamohueshëm që myslimani duhet të ketë sjellje islame edhe atëherë kur i bëhet padrejtësi, pra duhet ta demonstrojë edukatën islame në fatkeqësi e grindje, ashtu siç e demonstron në situata të lira e të pangarkuara.
Allahu thotë në Kur’an: "Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit, të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.”
 (Ali Imran, 133 dhe 134)

Pra, falja dhe toleranca janë morali që kërkohet nga ju ta demonstroni. Të luteni për ta që Allahu t’i udhëzojë në Rrugën e Drejtë, t’i thirrni për besim dhe vepra të mira është më mirë se sa t’i mallkoni. Nëse ata nuk pendohen për veprimin e tyre derisa ju jeni e pastër dhe shpifjet ndaj jush nuk qëndrojnë, mos keni dert, Allahu ka për t’ua dhënë dënimin e merituar atyre që pa dije ndjellin akuza të pavërteta. Kur u akuzua Aisheja, nëna e besimtarëve, për imoralitet, duke ia mveshur, Allahu tha për atë gjest të tyre: "Me të vërtetë, ata që shpifën, janë një skotë prej jush. Mos e quani atë si të keqe për ju. Përkundrazi, kjo është mirë për ju. Çdonjëri prej tyre do të dënohet për atë që ka bërë, kurse atë që ka shpifur më shumë, e pret një dënim i madh.” (Nur, 11) 

Allahu po ashtu thotë: "Vërtet, ata që përgojojnë gratë e ndershme, zemërdëlira e besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në tjetrën; për ata ka dënim të madh. Atë Ditë që do të dëshmojnë kundër tyre gjuhët, duart dhe këmbët e tyre për çfarë kanë bërë, Allahu do t’ju shpaguajë dënimin e merituar dhe ata do ta marrin vesh se Allahu është e Vërteta e qartë.” (Nur, 23 – 25)

Allahu e di më së miri!



                                                          Muhamed Dërmaku 

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (30/01/2011)
Klikime: 1156 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024