A është fati përcaktim nga Allahu apo ne duhet vet t’i prijmë fatit? - Pyetje & Përgjigje - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E premte, 09/12/2016, 14:24
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A është fati përcaktim nga Allahu apo ne duhet vet t’i prijmë fatit?

Pyetje:
Unë e dua një djalë shumë, edhe ai më do mua. Nuk jemi në lidhje por kam 
dëshirë ta di se a është fati përcaktim nga Allahu apo ne duhet vet t’i prijmë 
fatit... Ju lutem, më ndihmoni rreth kësaj çështjeje!


Përgjigje:
Padyshim se gjithë çka ka në tokë dhe në qiej, dhe gjithë çka zhvillohet në këtë kozmos është me përcaktimin paraprak të Allahut. Këtu patjetër përfshihet edhe caktimi paraprak i Allahut për çiftet bashkëshortore. Por pasi ne nuk e dimë Kaderin e Allahut dhe ai është vetëm në dijen e Tij, për ne mbeten ligjet e dynjasë për të punuar. Kështu ne do të shpërblehemi dhe ndëshkohemi në bazë të përcaktimeve tona karshi të mirave dhe të këqijave. 

Në rastin tuaj, fakti se ju e doni një djalë si dhe ai ju do juve, nuk është masë e mjaftueshme për të justifikuar kaderin dhe zgjedhjen e së mirës për të cilën doni të shpërbleheni në dynja dhe ahiret. Assesi, ju mund ta doni atë në bazë të kritereve të papranuara tek Allahu dhe më pas nuk mund ta fajësoni Kaderin se ju jeni martuar me një djalë që nuk i respekton parimet e fesë së Allahut, por duhet ta fajësoni vetveten për gabimin e qëllimshëm me parime jo të shëndosha.Më konkretisht ju duhet të shikoni se a i plotëson ai djalë kriteret islame, pastaj t’ju kërkojë nga prindi juaj, pastaj të pajtoheni ju me prindërit që të fejoheni me të dhe në fund ta duash. E jo ta duash pa e konfirmuar dëshirën e prindit tuaj si dhe gatishmërinë e tij për t’ju kërkuar.

Fjalia "nuk jemi në lidhje” disi më duket e pakuptueshme, sepse nuk po mund ta pranoj faktin se ju e doni dhe ta dini se edhe ai ju do juve duke mos ekzistuar lidhje në mes jush! Ju mund të keni lidhje jodirekte, por ato në fakt në një mënyrë apo tjetër ekzistojnë. Kështu pra, keni frikë Allahun e mos u thelloni në dashuri, në etapën e fundit, duke mos i kapërcyer etapat e para. E gjithë kjo pasi ta kuptoni se ai është djalë i mirë, mysliman i mirë, i sjellshëm, i moralshëm etj.

Allahu më së miri e di!


                                    Muhamed Dërmaku

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (12/07/2011)
Klikime: 1499 | Komentet: 2 | Ranguar: 3.0/1
Gjithsejt komente: 2
2  
Pershendetje ,me duhet ndihma juaj ne lidhje me rastin tim,jam 24 vjeq kam qene ne lidhje me nje djal afer ni vit e gjysme kur erdh koha e njoftova baben qe e kam njohur nje djal mirpo ai e mori vesh qe ai djali ka pas nje bashkjetes me nje tjeter dhe ka nje femi mirpo me te eshte ndar qe 7 vite.Une kam pas raporte shum tmira me at djalin kam nejt edhe me familjen e tij kom kalu shum mir me ta ata jetojn ne qender te qytetit po ashtu edhe na baba ska pranu me fol un me to mka nal edhe prej punes po na dy e dojm njani tjetrin perkunder qka perjetum na apet kemi fillu me pas kontakt.Ju lutem si me udhezoni si te bisedoj me baben e tja shpjegoj qe ne e dojm njani tjetrin pa interes pa asni qeelim po e dojna shpirtnisht njani tjetein,qysh me bo baben tem me pranu qe un mu martu me ket djal pasi baba jem eshte pak person me nerva edhe nuk munesh me ja shpejgu do gjana un veq i kom tregu qe foli me to mka bo dhun fizike e psiqike gati ni muj dite.Ju lutem shume a keni naj mendim qysh mja bo me fol e me pas rezultat.ju faleminderit shume

1  
A eshte i lejuar birsimi te slam?

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016