E premte, 19/04/2024, 09:13
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A është e lejuar të zbulohet ndonjë pjesë e turpshme para mjekut me gjini të kundërt në rast sëmundjeje?

Pyetja:

Selam alejkum! Kam dy pyetje: A është e lejuar që të zbulohet ndonjë pjesë e turpshme para mjekut me gjini të kundërt në rast të ndonjë sëmundjeje? Cili është kuptimi i rregullit që thotë se "rastet e nevojës e bëjnë të ndaluarën të lejuar''? Për cilat ndalesa është fjala dhe kur konsiderohet nevojë?


Përgjigjja:

   Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Kësaj pyetjeje do t`i përgjigjemi duke përmendur disa pika radhazi:

1. Parim i përgjithshëm i fikhut "ed-darurat tubihul mahdhurat”, shqip "domosdoshmëritë i lejojnë të ndaluarat” është një rregull për të cilin janë pajtuar të gjithë dijetarët (pra për të ka ixhma). Është kështu pasi është parim i nxjerrë nga citatet e shumta të Kuranit dhe të Hadithit. Allahu i Lartësuar thotë: "... e Ai (Allahu) ju sqaroi se çka është e ndaluar për ju, përveç kur jeni të detyruar (atëherë harami bëhet i lejuar)..." (suret Enam, 119). Gjithashtu thotë: "E kush detyrohet (t'i hajë të ndaluarat), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, Zoti yt është që fal e mëshiron shumë." (Enam, 145) dhe citate të tjera të shumta.

2. Fukahatë, kur e kanë shtjelluar çështjen e zbulimit të pjesëve të ndaluara (avretit) me qëllim të shërimit, janë nisur nga ky parim. Por gjithmonë së bashku me këtë parim përmendet një rregull tjetër, gjithashtu i pranuar nga të gjithë. Ai është "ed-daruretu tukad-deru bikaderiha”, shqip "domosdoshmëria përcaktohet në bazë të pashmangshmërisë që ka”, që do të thotë se lejohet të shkelet apo të tejkalohet një ndalesë për shkak të domosdoshmërisë, por ai tejkalim duhet të jetë vetëm aq sa është e nevojshme që të largohet domosdoshmëria. Kështu që nëse lejohet zbulimi i avretit për shërim, atëherë ajo duhet të jetë vetëm aq sa është e nevojshme dhe jo më shumë.

3. Ndërsa sa i përket zbulimit të femrës para mjekut burrë dhe anasjelltas, themi se në esencë i sëmuri mashkull vizitohet nga mjeku mashkull dhe e sëmura femër vizitohet nga mjekja femër. Kështu që në zbulimin e pjesëve të trupit të femrës së sëmurë përparësi ka mjekja femër muslimane, pastaj mjekja femër jomuslimane, e cila është e besueshme dhe e moralshme. Nëse këto nuk gjenden, atëherë kalohet te mjeku mashkull musliman dhe nëse edhe ky nuk gjendet, kalohet te mjeku mashkull jomusliman.

Në lidhje me këtë, Merginani, dijetar hanefi, në librin "Hidaje” thotë: "I lejohet mjekut ta shikojë vendin e sëmundjes në rast nevoje. Duhet pasur parasysh se është më mirë që gruaja ta mjekojë gruan, ngase shikim i së njëjtës gjini në mes tyre është më i lehtë. Nëse nuk mund të gjendet mjek nga e njëjta gjini, femra mbulon tërë pjesën, duke zbuluar vetëm vendin ku është sëmurë. Mjeku e shikon atë dhe më pas e largon shikimin aq sa është e mundur dhe e nevojshme të përdoret. Ky rast është identik me bërjen synet (rrethprerjen).”

4. Nëse është e mjaftueshme që pacientja (femër) të kontrollohet te mjekja femër e përgjithshme (jo e specializuar), nuk lejohet të shkojë te mjeku mashkull, edhe nëse është i specializuar, pasi kjo nuk është e nevojshme. Por nëse ajo ka nevojë për specialiste femër dhe nuk gjendet, lejohet të kontrollohet te mjeku specialist mashkull. Nëse rasti i saj është më specifik dhe gjendet mjekja specialiste, por nuk mjafton vetëm kontrollimi nga ana e saj dhe ajo ka nevojë për ndërhyrje nga mjeku mashkull, i cili është më ekspert në atë fushë, atëherë lejohet kjo.

Këto që u përmendën më lart janë të njëjta edhe për të sëmurin mashkull; atij nuk i lejohet të shkojë të femra mjeke vetëm në rast të domosdoshmërisë, nëse nuk ka mjek mashkull. 

5. Nuk lejohet të tejkalohet vendi i cili është i domosdoshëm të kontrollohet dhe të zbulohet para mjekut, respektivisht mjekes, gjatë ekzaminimit. 

6. Gjatë kontrollit të pacientes femër nga mjeku mashkull nuk lejohet që ajo të vetmohet me të, por ndonjë nga të afërmit e femrës (mahrem) duhet të jetë i pranishëm aty. E njëjta gjë vlen edhe për pacientin mashkull nga mjekja femër, është e detyrueshme që dikush tjetër të jetë i pranishëm në atë dhomë.

7. Nuk lejohet prekja e pacientes femër nga mjeku mashkull dhe anasjelltas, përveç në rast domosdoshmërie dhe mundësisht kjo të jetë me doreza.

Këto ishin kriteret që duhet të kihen parasysh gjatë zbulimit të pjesëve të turpshme të muslimanes dhe të muslimanit gjatë ekzaminimeve mjekësore. Në fund, theksojmë se femra muslimane duhet të ketë kujdes këtu dhe të tentojë ta ruaj nderin e saj në të gjitha rastet dhe të mos kalojë në tejkalimin e këtyre ndalesave, me përjashtim të rasteve të nevojshme. Allahu i Lartësuar thotë: "...
e kush u përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë.” (Talak, 2) 

Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (10/01/2011)
Klikime: 1197 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024