E premte, 19/04/2024, 17:27
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A është e lejuar ngrënia e mishit të kafshës së mbytur sipas mënyrave joislame?

Pyetje:

Selamun alejkum! 
Desha t’ju pyes se a është e lejuar ngrënia e mishit të kafshës së mbytur jo sipas mënyrave  islame po nëpërmjet rrymës elektrike a goditjeve e që nuk dihet me siguri nëse gjaku ka rrjedhur apo jo? Në këtë grup do doja të përfshija jo vetëm kafshët e mëdha, si: lopën, delen etj., por edhe pulën, gjelin e detit, lepurin etj. 
Ju faleminderit dhe Allahu ju shpërbleftë për punën tuaj!


Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetllah!

Nëse i ke të qarta mënyrat islame të therjes, atëherë nuk do mend se mënyra joislame e therjes së kafshëve e ndalon atë mish.

Por, nëse e keni fjalën për përdorimin e rrymës për lehtësimin e prerjes së kafshës a e lejon apo jo një gjë të tillë, ju preferojmë ta lexoni përgjigjen në këtë link:
http://pertymoter.net//index.php option=com_content&task=view&id=1660&Itemid=30
Pra, nëse pas goditjeve me rrymë apo të ngjashme, kafsha apo shpeza është e gjallë dhe më pas i pritet koka, atëherë lejohet ngrënia e saj nëse i plotëson edhe kushtet e tjera, e nëse ajo ka rënë e ngordhur dhe koka i është prerë pasi të ketë ngordhur nga rryma, atëherë nuk lejohet ai mish.

Nëse nuk dihet se ka qenë e gjallë apo jo, pra është e dyshimtë, atëherë nuk duhet ngrënë ushqimet e dyshimta. I dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të ka thënë: "Hallalli është i qartë si dhe harami është i qartë. Në mes tyre ka gjëra të dyshimta, për të cilat nuk kanë njohuri shumë njerëz. Kush ruhet nga këto gjëra, ka mbrojtur fenë e tij dhe nderin e tij, e kush bie në to, ka rënë në haram." (Buhariu dhe Muslimi)

E gjithë kjo vlen si për kafshët e trasha ashtu edhe për të imtat.

Allahu e di më së miri!


                                                            Muhamed Dërmaku
 

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (10/02/2011)
Klikime: 1182 | Komentet: 4 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 4
4 suat  
0
ditëlindja e Muhamedit a.s. lejohet të festohet

2 El-Emin  
0
Selamu alejkum!
Desha te pyes se a lejohet festimi i datlindjes se Muhammed a.s.

3 Argjendi  
0
Jo vlla nuk lejohet

1 Afrim  
0
Esselamu alejkum,
kisha dashur te nderlidhem ne kete teme,kam nje pyetje pra nje dileme

- A eshte e lejuar ngrenia e mishit pra te gatshem te prere neper super markete qe shitet,pra si mishi i pules,i vicit e kshtu me radhe.Ketu perfshihen edhe kofshat e pulave qe blihen te gatshme neper dyqane qe thuhet se jane te prodhuara ne menyre artificiale pra ka dicka permbajtje shtese ne mish.Pra ky lloj i mishit a eshte i ndaluar?


Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024