E premte, 29/03/2024, 09:44
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A e shoqërojnë njeriun çdo herë melaqet që shënojnë veprat?

Pyetja:

Thuhet që nëpër vende të ndyra nuk hyjnë melaqet. Po në anën tjetër thuhet që njeriu i ka dy përcjellës melaqe, njërin në anën e djathtë dhe tjetrin në anën e majtë për të regjistruar absolutisht çdo veprim të njeriut. Pyetja është që këto melaqe a janë gjithmonë nën përcjelljen tonë edhe në banjë, WC, kishë, xhami, shkollë, shtëpi etj.....(pa marrë parasysh se çfarë vendesh janë ato, me statuja e pa statuja, me harame apo me hallalle)?

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

 

Së pari:

Të gjithë dijetarët e umetit janë të mendimit se veprat e njerëzve evidentohen, pavarësisht a janë në vende fisnike apo vende jo të mira, sikurse tualeti, etj. Pastaj ato evidentohen pavarësisht a janë vepra të mira (adhurime) për të cilat ka shpërblime apo janë mëkate harame. Pra, çdo gjë që ka vepruar i biri i Ademit do ta gjejë Ditën e Gjykimit të shkruar në librin e tij të shënimeve. Zoti i Madhërishëm thotë:

"Dhe Libri (i veprave të tyre) do t’u vihet përpara, e do t’i shohësh gjynahqarët se si do të tmerrohen nga ato që gjenden në të dhe do të thonë: "Të mjerët ne! Çfarë është ky libër që nuk paska lënë asnjë vepër të madhe apo të vogël pa e shënuar atë”. Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë punuar. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” (Kehf, 39)

 

Së dyti:


Dijetarët islamë kanë sqarime në lidhje me engjëjt të cilët janë të ngarkuar me shënimin e veprave të njerëzve se a janë vazhdimisht në shoqërim me ta apo jo. Nga sqarimet e tyre mund të kuptojmë se ekzistojnë tre mendime:

 

1.      Mendimi i parë  

Melaiket që janë të obliguar me evidentimin e veprave të njerëzve nuk ndahen nga njerëzit në asnjë kohë dhe në asnjë rrethanë.

Ata mbështeten në thënien e Zotit të Madhërishëm:


"
Dy engjëj i rrinë atij nga e djathta dhe e majta. Dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë).” (Kaf, 17-18)

 

2.      Mendimi i dytë

Këto melaike nuk ndahen nga njeriu në asnjë çast përveç dy rasteve: gjatë shkuarjes në tualet dhe zhveshjes së rrobave.

 

Tregohet se Hasan Basriu ka thënë: "Melaiket largohen nga njeriu në dy raste: gjatë kryerjes së nevojës dhe gjatë marrëdhënieve intime. Mirëpo kjo ndarje nuk nënkupton se ata nuk shënojnë veprimet që manifeston njeriu gjatë këtyre rasteve”.[1]

Me këtë kontekst transmetohet edhe hadithi: "Kini kujdes nga të qëndruarit lakuriq, vërtet ju shoqërojnë krijesa që nuk ndahen nga ju vetëm se gjatë kryerjes së nevojës dhe gjatë marrëdhënieve me gruan. Prandaj kini turp prej tyre dhe respektojini ato.”(Shënon Tirmidhiu)

Mirëpo ky hadith është i dobët ashtu si sqaron Tirmidhiu gjatë përcjelljes së tij dhe Shejh Albani e ka cilësuar të dobët në "Silsiletud Daifa”, hadithi nr: 2300.

Ekzistojnë edhe disa hadithe të tjera me këtë kuptim, por asnjëra nuk arrin shkallën e argumentimit me të.

 

3.       Mendimi i tretë

Ky mendim është më i drejti dhe mund ta përmbledhim se është e vërtetuar në Kuran dhe Sunet se çdo njeri e shoqërojnë dy melaqe që e përcjellin e evidencojnë veprimet, thëniet dhe sjelljet e tij, pavarësisht a janë vepra të mira apo të këqija.

Në anën tjetër nuk ekziston ndonjë citat në Kuran dhe Sunet që sqaron se në çfarë mënyre bëhet regjistrimi i veprave të njerëzve, ashtu si nuk dihet se a është i domosdoshëm shoqërimi i melaikeve në çdo vend që hyn njeriu dhe qëndrimi me të. Me një fjalë, është e mundur që Zoti i Madhërishëm t’u ketë krijuar melaikeve aftësi me të cilat kanë mundësi të kuptojnë veprimet e njeriut, pa pasur nevojë ta shoqërojnë në çdo vend që hyn.

Është e domosdoshme që njeriu të mos flasë për gjëra të panjohura, pa pasur argument në Kuran dhe Hadith. Thellimi dhe interesimi rreth asaj se melaiket a i ndahen njeriut në ndonjë çast apo jo nuk është ndonjë dituri me të cilën besimtari përfiton diçka të rëndësishme dhe po të ishte ashtu, atëherë Zoti i Madhërishëm do të na informonte. Ajo çfarë ne duhet të dimë është se veprat tona regjistrohen në çdo vend dhe në çdo situatë që gjendemi. Dijetari i njohur Sujutiu, Allahu e mëshiroftë, në lidhje me këtë çështje ka thënë:

"Ndërsa përgjigja në lidhje me pyetjen e hyrjes së Katibinëve (engjëjt që shënojnë veprat e njerëzve) në tualet është se këtë nuk e dimë dhe kjo panjohuri nuk ndikon në fenë tonë. Ajo që mund të thuhet në këtë është se nëse janë të urdhëruar të hynë, atëherë hynë. Nëse Allahu i ka nderuar nga ai veprim dhe ua mundësoi që të shohin se çfarë ndodh pa hyrë brenda dhe të shënojnë, atëherë ato veprojnë sipas asaj që janë urdhëruar”.[2] Zoti e di më së miri![3]     

 

 Alaudin Abazi

 

 


[1] "Levamiul Envar”, vëll. I, f. 448.

[2] "Elhebaik Fi Ahbaril Melaik”, f. 90.

[3] www.islam-qa.com

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/01/2011)
Klikime: 1161 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024