A e kam obligim martesën? - Pyetje & Përgjigje - Publikuesi - Sinqeriteti.com
E mërkurë, 07/12/2016, 09:33
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A e kam obligim martesën?

Pyetja:

Selam alejkum. Jam një musliman 22-vjeçar e kam një sëmundje të muskujve, jam në karrocë që 8-9 vjet, por kjo sëmundje ende punon sepse për çdo vit pak nga pak më dobësohen këmbët, duart. Këmbët i lëviz ngadalë, por s’më mbajnë sa për të ecur, kurse me duart mund të shkruaj në kompjuter, të ha etj., por edhe duart më dobësohen pak nga pak; është sëmundje që nuk shërohet dhe pyetja ime është: Kam arritur në vitet kur jam i pjekur për martesë, por unë nuk dua të martohem me ndonjë vajzë sepse nuk kam fuqi, nuk mund të mbaj familje sepse jam i sëmurë, nuk mund t’i plotësoj kushtet, e dini edhe ju për një jetë bashkëshortore sepse ka obligime martesa siç e dimë të gjithë. Në Kuran kam lexuar për martesën se është obligim për muslimanin po ashtu edhe në hadithet e Pejgamberit s.a.v.s se martesa është sunnet dhe e kemi detyrë të martohemi, të krijojmë familje, të shumohemi dhe unë që kam këtë sëmundje a lirohem nga ky obligim sepse edhe prindërit kanë nisur të më flasin për martesë. Babai im më thotë se e kam obligim si baba të të martoj , kurse unë çdo herë kundërshtoj për shkak se nuk jam i aftë. Kurse kështu mund të bëj fëmijë etj., nuk kam kurrfarë të mete në organet gjenitale, por fuqi nuk kam, nuk më punojnë duart dhe këmbët. Ju lutem të më përgjigjeni korrekt dhe këtë pyetje dërgojeni nëse mundeni edhe nëpër faqe të tjera islame që të më jepni përgjigjen e duhur dhe nëse mundet më dërgoni përgjigjen edhe mua personalisht dhe pyetjen nëse doni postojeni në faqen tuaj që edhe dikush tjetër që ka këtë hall të dijë përgjigjen. Shpresoj nga ana juaj për anonimitet. Ju përshëndes vëllezër, ju uroj suksese në punën tuaj. Allahu ju shpërbleftë.

 

Përgjigjja:

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Së pari, e lus Allahun e Madhëruar që të të shëroj nga kjo sëmundje, me të vërtetë Ai është i Plotfuqishëm dhe bën atë që dëshiron.

Pastaj duhet ta dish vëlla se Allahu xh.sh. na ka krijuar në këtë botë që të na sprovojë se cili prej nesh është më vepërmirë. Thotë Allahu xh.sh: "Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.” (El Mulk 2)

Martesa në Islam fillimisht është e lejuar dhe nuk është obligim, pra martesa është sunet i pejgamberit s.a.v.s dhe ka raste kur njeriut i obligohet martesa dhe ka raste kur njeriut i ndalohet martesa.

Në rastin tënd vëlla, ti nuk e ke për obligim martesën dhe nuk ke fare përgjegjësi para Allahut xh.sh. që nuk martohesh. Dhe prindërve u ndalohet të të detyrojnë të martohesh pasi nëse martohesh, ka mundësi që nuk mund t’ia japësh hakun gruas apo nuk ke mundësi t’i kryesh obligimet ndaj gruas dhe familjes.

Pra ti vëlla nuk ke kurrfarë mëkati që nuk martohesh, Allahu të shëroftë sa më shpejt nga kjo sëmundje dhe Allahu të shpërbleftë për durimin që bën.

 

Eroll Nesimi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/01/2011)
Klikime: 923 | Komentet: 1 | Ranguar: 5.0/3
Gjithsejt komente: 1
1  
vlla i nderuar kerko ndihm se ndoshta gjenë je shum i ri edhe nuk ke se qka brengosesh ka raste qe nuk jan ngrit kurr ne kemb dhe tani janë te aft per qdo punë nuk asht e rruges te presesh ulur dhe te thuash qe nuk je i aftë leviz ushtro dil edhe ateher kur nuk mundoesh.shum me e moshuar jam dhe te gjitha i kam provuar dhe jam shum mir tani. hulumto neper mjek kerkoj kontaktin nese me lejohet kam qen shum keq po jam afer 40 vjeq

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2016