E enjte, 28/03/2024, 21:55
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A do të ringjallemi në Ditën e Gjykimit në të njejtën formë të trupit siç kemi vdekur?

Pyetja:

A do të ringjallemi në Ditën e Gjykimit në të njejtën formë të trupit siç kemi vdekur?

Përgjigje:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Të gjithë njerëzit në Ditën e Gjykimit do të ringjallen para Allahut të Lartësuar në të njejtën formë, ashtu si kanë vdekur, derisa edhe majat e gishtërinjëve do të jenë njësoj. Allahu i Lartësuar thotë: "A mendon njeriu se nuk do t'i tubojmë eshtrat e tij? Po, do t'ia tubojmë. Duke qenë se Ne jemi të zotët t'ia rikrijojmë siç kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!” (Kijame, 3-4)

Pra nga këto ajete vërehet se si njeriut nuk do t`i ndryshojë asgjë nga forma në Ditën kur do të ringjallet. Majat e gishtërinjëve e cila në kohën bashkohore konsiderohet forma më e saktë e identifikimit ndërmjet njerëzve pasiqë asnjëri nga ata nuk e ka identik me tjetrin, vërtetohet se kur të ringjallet do t’i ketë ashtu siç i ka pasur në këtë botë. Identifikimi me majat e gishtërinjëve është zbuluar kohëve të fundit, kurse kjo përmendet në Kuran para XIV shekujve.

Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) thotë: "Ditën e Gjykimit do të ringjalleni të zbathur, të zhveshur (pa rrobe) dhe të pa bërë sunet.” Aishja pyet: "O I Dërguar i Allahut, meshkujt dhe femrat (së bashku), do të shikojnë njëri tjetrin?” Ai tha: "Çështja do të jetë shumë e madhe atë ditë?” (Transmeton Buhariu). Do të thotë se ajo ditë do të jetë aq e vështirë për njerëzit sa që nuk do t`i bjerë asnjërit ndërmend të shikojë tjetrin. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (03/09/2010)
Klikime: 3369 | Komentet: 9 | Ranguar: 3.6/5
Gjithsejt komente: 9
9 emine  
0
slm rreth viteve te ajshes se kur u martua me muhamedin a.s ka mendime ama nuk dihet saktesisht disa dijetar thojn 9vjet disa 10vjet e disapermi10vjet mirpo ka transmetime se ka pasur 15vjetse ajshjar.a kishte qen e fejuar me xhubejrin pastaj kishte prishur fejesen dhe thuhet kjo ka ndodh para hixhretit kurse pas emigrimit ne medine ajo oshte fejuar me muhamedin a.s thuhet tri vite paten martes..mirpo ALL-LLAHU alem.......

8 emine  
0
slm krijesat tjera ne diten e gjyykimit nuk do japin llogari para zotit vetem do behen dhe.....alm

7 emine  
0
slm te gjith njerzit ne diten e gjukimit do te jen ne mose te njejt ne ate30-33vjecare dhe ato te cilet i paten gjumtyret dhe pastaj i humbem pa dyshynm se zoti per te ka be sprov mirpo ne diten e gjukimit do te ngjallen pa asnje te met psiqike dhe fizike mirpo per gjithcka all-llahu akem''''''''''alm

6 beni  
0
selam alejkum
kam nje pytje per dr.mulla Shefqetin
sa vjeq ka qen Ajshja kur eshte martu me Pejgambrin a.s ?

5 Valmir Tasholli  
0
Deshte ALL-LLAHU xh.sh Qe qdo Muslimane ne Rruzulline Tokesore Deshte ALL-LLAHU xh.sh Ti meshiroje ne GJEHNET-AHIRET AMIN

4 Heseti Gjilan  
0
Pa dashur te keqkuptohem, do zgjohemi ashtu sikur kemi qene, kur kemi vdekur. Disa do jene nga koha 20 vjeqare, disa te tjere nga koha kur kane qene 98 vjeq... Disa te tjere do te jene pa ndoj gjymtyre (pasi qe kur linden i paten te gjitha e me vone, prej ndoj shkaku humben ndoj gjymtyre)... A thua keshtu do te jete?!!! InshaAllah Allahu i madheruem nuk ma mer per te keqe pyetjen qe e bera...

3 te falimenderito All-llah per ndihmen tane  
0
selamen alejkum we rahmetullah we berektuhu duhet te gjith muslimont te kem besim vetem te ZOTI se vetem aj mun te na ndihmon se kerkush tjeter smuj ne ndihmon dhe na lehtson ne diten e gjykimit ku do ti jepim llogarit selamen alejkim

2 feti hani  
0
E MBESHTES shqiponjen

1 shqiponja*  
0
cka do te ndodhe me krijesat tjera pervec njerezve, pse jane krijuar dhe cila eshte pozita e tyre ne boten tjeter?

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024