E premte, 29/03/2024, 08:17
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Krijimi i njeriut

Mrekullia e Krijuesit - Zhvillimi embrional dhe lindja e jashtëzakonshme e kengurit
Mrekullia e Krijuesit - Zhvillimi embrional dhe lindja e jashtëzakonshme e kengurit

Sistemi për shumëzim te kenguri është tërësisht i ndryshëm në krahasim me gjitarët e tjerë. Embrioni i kengurit kalon nëpër stade të caktuar të zhvillimit të tij jashtë mitrës. Menjëherë pas mbarësimit, kenguri i posalindur i gjatë vetëm 1 cm vie në botë i verbër.

Image:Kangur.rudy.drs.jpg

Rëndom në kohë të caktuar lind vetëm një kengur. Në këtë stadium ai quhet "neonat" (i posalindur). Edhepse të gjithë gjitarët kalojnë këtë stadium në mitrën e nënës, kenguri i vogël vie në botë kur është i gjatë vetëm 1 cm. Në këtë kohë, ai ende nuk është i zhvilluar, këmbët e para të tij janë në periudhën e formimit, ndërsa këmbët e pasme duken si dy zgjatje të vocërra.

Padyshim, kenguri i vogël në këtë gjendje nuk mund ta lërë nënën. Duke dalur nga mitra, neonati fillon të lëvizë lartë nëpër leshin e nënës, nëpërmes këmbëve të para dhe kështu arrin deri te strajca e nënës pas tre minuta udhëtimi. Për kengurin e vogël strajca paraqet mitrën për gjitarët tjerë. Përderisa gjitarët tjerë vijnë në botë si bebe, kenguri është embrion kur del nga mitra. Këmbët e tij, turiri si dhe shumë organe të tij nuk e kanë arritur ende formën përfundimtare. Kur arrin deri te strajca e nënës, neonati ngjitet për njërën nga katër gjinjtë e saj dhe fillon të thith. Në këtë stadium, nëna hudh edhe një qelizë vezore nga vezorët dhe vie deri te formimi i qelizës së re në mitrën e saj. Femra edhe një herë mbarësohet dhe qeliza e re frytohet.

Kësaj radhe veza nuk fillon menjëherë të zhvillohet. Nëse në Australi është thatësirë e madhe që zakonisht ndodh shpesh, veza e fekonduar në mitër ngec e pazhvilluar, përderisa nuk kalon thatësira. Mirëpo, nëse ka shira të shumtë dhe luadhe e begati, zhvillimi i vezës përsëri fillon.

Në këtë stadium të zhvillimit ballafaqohemi me pyetjen: Kush e bëri këtë llogaritje, kush e rregulloi zhvillimin e vezës në përputhshmëri me kushtet e jashtme? Veza, kurr sesi vet nuk ka mundur të bëjë këtë renditje, ngase ajo nuk ka mend për kushtet kohore nga jashtë. Poashtu nëna nuk ka mundur të planifikojë diç të tillë, ngase ajo nuk ka kontroll mbi zhvillimin i cili kryhet në trupin e saj.

Kjo ngjarje mahnitëse në tërësi është e kontrolluar nga Krijuesi i Plotfuqishëm i Cili krijoi të gjithë elementet që marrin pjesë në kë të proces të jashtëzakonshëm.

Lexojmë duke medituar versetin e Kur'anit fisnik: "Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur." (El - Furkan, 2)

Kur kushtet klimatike janë të favorshme, tridhjetë e tre ditë pas frytnimit, neonati i ri me madhësi fasule, fillon të rrëshqas nga mitra dhe arrin mu sikur vëllai i tij. Në ndërkohë, neonati i parë në strajcë është rritur dukshëm.

picture of a kangaroo and her joey

Ai vazhdon jetën e tij, pa e rrezikuar në asnjë mënyrë vëllaun e tij, i cili është i gjatë vetëm 1 cm. Kur arrin moshën 190 ditë, ai mund të bëjë udhëtimin e tij të parë jashtë strajcës. Pas 235 ditësh, ai tërësisht e lëshon strajcën duke u bërë i pavarur.

Shpejt pas kengurit të dytë, femra përsëri mbarësohet. Pra, femra ka tre të vegjël që varen nga ajo. I pari mund të ushqehet me barë, por kohë pas kohe i kthehet nënës për të thithur, i dyti ende zhvillohet gjithnjë duke thithur, kurse i treti ësghtë neonat, i cili është më i vogli.

Ajo që është më mahnitëse është fakti që tre të vegjëlit, të cilët janë në shkallë të ndryshme të zhvillimit, e që të gjithë varen nga qumështi, ushqehen me qumësht të ndryshëm në përputhshmëri me madhësinë e tyre. Dhe përderisa qumështi të cilin e thith i vogli shpejtë pasi vie deri te gjiri është pa ngjyrë, pastaj bëhet i bardhë dhe i ngjan qumështit. Sasia e yndyrës dhe përbërësve të qumështit rritet paralelisht me zhvillimin e të vegjëlve.

Në të njëjtën kohë, përderisa i vogli thith qumësht të përgatitur për nevojat e tij, qumështi i cili tretet më lehtë del nga gjiri i cili thith i vogli tjetër. Në këtë mënyrë, trupi i nënës njëkohësisht prodhon dy tipe qumështi me përbërës të ndyshëm. Kur lind kenguri i tretë, prodhohen tre tipe qumështi me përbërës të ndryshëm, qumështi më i ushqyeshëm për kengurin më të vjetër dhe qumështi me sasi më të vogël të yndyrave dhe përbërjes ushqyese për më të voglin. Mrekullia tjetër është që secili kengur i vogël e gjen gjirin të specializuar për te. Ky sistem i ushqimit është tejet i rëndësishëm dhe paraqet një produkt special të krijimit.

Nëna në asnjë mënyrë tërë këtë nuk mund ta rregullojë me vetëdije. Si është e mundur që një kafshë të përcaktojë përbërësit e qumështit që janë të nevojshëm për kengurin e vogël në shkallë të ndryshme të zhvillimit? Si mund ta prodhojë këtë qumësht në trupin e saj duke e ndarë dhe përcjellë nëpër tre kanale të ndryshëm?

Nuk ka dyshim që femra e kengurit nuk është në gjendje të bëjë diç nga këto që u përmendën. Bile ajo nuk është e vetëdijshme që nga trupi i saj dalin tre lloje qumështi. Ky proces mahnitës padayshim është mrekulli e Krijuesit të Plotfuqishëm i Cili çdo send e krijoi në mënyrë të përsosur: "Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin! I cili krijoi dhe përsosi. Dhe i Cili përcaktoi e orientoi." (El - A'ëla, 1 - 3 )

 

 

 

  Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Kategori: Krijimi i njeriut | Shtuar nga: Argjendi (26/08/2009)
Klikime: 1695 | Ranguar: 1.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024