E premte, 19/04/2024, 06:03
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Krijimi i njeriut

NJË SISTEM I MREKULLUESHËM I KRIJUAR PËR NJË JETË TË RE

 

Vazhdimësia e racës njerëzore në botë është e mundur me punën perfekte të sistemit riprodhues. Trupat e meshkujve dhe të femrave janë mjaft të ndryshëm nga njëri tjetri në funksionin e organeve të tyre riprodhuese, por këto sisteme shumë të ndryshme funksionale në mënyrë perfekte plotësojnë njëra tjetrën me rezultatin që një qenie e re njerëzore lind në këtë botë. Nga elementet themelore të prodhuara në dy trupa të ndryshëm, të pavarur nga njëri tjetri, një nga mrekullitë më të mëdha të botës ndodh: mrekullia e krijimit të njeriut.

Është Ai I Cili iu formon në mitër ashtu si dëshiron Ai. Nuk ka Zot tjetër përpos Tij, I Plotëfushishmi, I Urti.
(Kur'an, 3: 6)

 

Në mënyrë që mrekullia e krijimit të njeriut të ndodh, përgatitjet e duhura në të vërtet fillojnë shumë vite më herët.  Së pari, qelizat riprodhuese të mashkullit dhe të femrës duhet të bëhen funksionale. Kjo ndodh gati në çdo qenie njerëzore përmes procesit të quajtur pubertet. Elementi më i rëndësishëm në këtë proces sigurisht që është sistemi hormonal, i cili vendos komunikimin në mes të qelizave nën drejtimin e trurit.

Zoti ka krijuar një sistem në të cilin të gjitha nevojat e trupit të njeriut dhe zhvillimi i tij janë nën kontrollin e trurit. Ai ka bërë që mesazhet që shkojnë në tru nga organet të vlerësohen në tru, i cili pastaj e jep përgjigjen e duhur; kjo pastaj dërgohet në fushat e duhura në një kohë tejet të shkurtër.  Në këtë proces sistemi hormonal përdoret për të dërguar informatat.  Zoti ka krijuar në trupin e njeriut një rrugë postare perfekte për komunikim. Në këtë rrugë postare, molekulat mesazh-bartëse quhen "hormone" ku secila prej tyre me të vërtet kryen funksionin e postierit.  Ashtu si postieri që shkon nëpër rrugët e qytetit për të shpërndar letrat tek adresa e caktuar, ashtu edhe hormonet bartin urdhërat nga truri te qeliza përkatëse.  Në këtë mënyrë, brenda trupit aktivizohen funksionet e nevojshme për jetën e njeriut.

Por këtu duhet të kujtohemi që hormonet nuk janë qenie njerëzore të cilat posedojnë vetëdije për të ditur çfarë mesazhe duhet bartur, në cilin vend duhen bartur, apo të vendosin për drejtimin e rrugës së tyre.  Ato nuk kanë pasur ushtrime apo nuk kanë fituar njohuri pas viteve të studimit.  Hormonet që ne po i quajmë postier, janë të përbëra nga molekulat që mund të paraqiten me formulat më komplekse.  Me të vërtet është një mrekulli e madhe që një molekul e di ku është duke shkuar dhe çka duhet të dërgoj; që d.m.th. të vendos se cilin mesazh t'a dërgoj të cila qelizë; t'a gjej rrugën pa u humbur asnjëherë në terrin e plotë të trupit të njeriut i cili është me miliona herë më i madh se sa ajo dhe këtë detyrë e kryen pa të meta, pa e dëmtuar veten apo mesazhin.  Vetëm ky shembull është dëshmi e mjaftueshme e sistemit të jashtëzakonshëm që Zoti e ka vendosur në trupin e njeriut.


Mjeshtri i sistemit hormonal është hipotalamusi. Lidhjet e tij me pjesët e tjera të trurit janë ilustruar në foto.

Funksionimi i sistemit hormonal të njeriut në përgjithësi fillon kur ende është në mitrën e nënës dhe vazhdon deri në vdekje.  Gjëndrrat ripordhuese fillojnë të funksionojnë po ashtu si rezultat i efekteve nga hormonet.  Mirëpo ndryshe nga pjesët e tjera të trupit, sekretimi i hormoneve që ka të bëj me gjëndrrat riprodhuese fillon në pubertet. Hipotalamusi, një vend i vogël në bazën e trurit, konsiderohet si kontrollues i sistemit hormonal; në purbertet, fillon t'u dërgoj mesazhe gjëndrrave të hipofizës që t'i bëj organet ripordhuese të fillojnë funksionimin.

Edhe këtu është e nevojshme të theksohet një tjetër mrekulli. Hipotalamusi është në dijeni për zhvillimet në trupin e njeriut, p.sh. e di moshën e njeriut dhe a është apo nuk është personi i zhvilluar mjaft fizikisht që sistemi i tij i riprodhimit të filloj funksionimin.   Dhe hipotalamusi kryen punën e tij në mënyrë të vetëdijshme. Me fjalë të tjera, hipotalamusi, llogarit kohën dhe vendos se mosha madhore e personit ka ardhur, dhe u jep urdhërin e duhur gjëndrrave të ndryshme endokrine në trup.  Dërgon mesazhet (hormonet) saktësisht në momentin e duhur te organet e paracaktuara riprodhuese dhe siguron fillimin e zhvillimit të nevojshëm që të lejoj racën njerëzore të vazhdojë.  Dhe kjo nuk ndodh te hipotalamusi i një njeriu të vetëm; në këtë moment hipotalamuset e milionave njerëzve në botë janë duke kryer këtë funksion në të njejtën mënyrë dhe gati në të njejtën periudhë.

Fakti që kjo pjesë mishi, që zen vend në trupat tonë jo më shumë se disa katror sheqer, është e vetëdijshme për kohën dhe mund të bëj rregullime për pasazhet e kohës sigurisht që është diçka që kërkon  vëmendjen tonë. Si bën kalkulime të tilla hipotalamusi? A i ka treguar dikush hipotalamusit se çka duhet të bëj, apo e kuptuar nga vetvetja? Si kalkulon hipotalamusi se gjëndrrat riprodhuese duhet të zhvillohen në mënyrë që qenia njerëzore të vije në ekzistencë? Si e di që hormoni i posaçëm duhet të sekretohet në këtë kohë të posaçme? Dhe si vendos që cili në mesin e të gjithë hormoneve që prodhon, do të vendos sistemin riprodhues në veprim saktësisht në kohën e duhur?  A ka parashikim që të vendos për planin e së ardhmes, dhe bën masat e nevojshme dhe përgatitjet që ky plan të ndodh?  Pse pret deri në kohën e saktë, kur trupi i njeriut është gati fizikisht për prodhim, e as më herët e as më vonë?

Intelegjenca që mund të bëj një pjesë mishi pa sy, veshë apo tru, të drejtojë qelizat sikur të ishte vet një qenie intelegjente është e pakrahasueshme dhe e madhe për t'u imagjinuar nga ne.

Nuk është as rasti as ndonjë forcë tjetër që e vë hipotalamusin në dijeni të kohës; intelegjenca e lartë që ia jep atij funksionin e veçantë i përket Zotit.  është Zoti I Gjithëdijshëm I Cili inspiron këtë pjesë të vogël të mishit që të dijë se çka duhet të bëj.  Se çdo gjë është nën kontrollin e Zotit është shpallur në këtë varg:

…Zoti është mbikqyrës i të gjitha gjërave. (Kur'an, 33:52)

Në faqet që pasojnë, është e dobishme të mbahet në mend ky fakt.

Hormonet Mund t’i Dallojnë Gjinitë

Hipotalamusi ndërmerr hapat e parë të nevojshëm që të sjell meshkujt dhe femrat në fazën e pubertetit duke dërguar Gn-RH hormonin (duke liruar – Gonadtropinën) nëpërmes qarkullimit të gjakut te gjëndrra e hipofizës. Gjëndrra e hipofizës fillon funksionin e saj me urdhër nga hipotalamusi dhe fillon të dërgoj hormone të cilat aktivizojnë organet riprodhuese.  Këto janë LH (luteinizing) hormoni dhe FSH hormoni (stimulojnë folikulin).  Secila nga këto hormone sekretohen (tajiten) te meshkujt dhe te femrat, por efekti i tyre është i ndryshëm.1 

Hipotalamusi në bashkëpunim me lobin e përparëm të gjëndrrës së hipofizës dhe testiseve shkakton prodhimin e spermës te mashkujt (majtas). Prodhimi i hormonit te femra (djathtas) përfshin hipotalamusin, gjëndrrën e hipofizës dhe vezorët. Këto veprime biokimike të veçanta te meshkujt dhe te femrat demonstrojnë ekzistencën e një ndërtimi dhe plani intelegjent.

 

Përkundër faktit që të njejtat hormone sekretohen (tajiten) te meshkujt dhe te femrat, është shumë befasuese se çfarë ndryshimi të plotë kanë efektet e tyre.  P.sh. FSH hormoni te femrat stimulon prodhimin e vezës; te meshkujt, i njejti hormon stimulon prodhimin e spermatozoidit.  Te femrat hormoni LH kujdeset që veza të lëshohet në rrugën e saj në mitër dhe që hormoni tjetër i quajtur progesteron të sekretohet (tajitet) nga sistemi riprodhues i femrës. Progesteroni shërben që mitra të përgatitet për frytin.  I njejti hormon kryen një funksion plotësisht të ndryshëm tek meshkujt, ku stimulon qelizat që të sekretojnë (tajisin) hormonin testosteron.  Testosteroni prodhon karakteristikat e mashkullit dhe kujdeset për prodhimin e spermës.

Në ilustrimin lart shofim strukturën molekulare dhe të kristalizuar të hormonit progesteron (1), dhe poshtë, shofim strukturën molekulare dhe të kristalizuar të hormonit estrogjen (2). Është e qartë se këto hormone, të përbëra nga disa atome, nuk munden nga vullneti i tyre, të planifikojnë ndryshimet që ndodhin në trupin e njeriut. Është Zoti i Madhërishëm Ai që i krijoj ato dhe u dha atyre funksionin mahnitës.

Sigurisht që është interesant që hormone të njejta që prodhohen në trupa të ndryshëm sipas formulave të njejta të shkaktojnë rezultate plotësisht të ndryshme nga njëra tjetra.

Kur një hormon sekretohet (tajitet) në trupin e mashkullit, e di që i përket mashkullit dhe bën ndryshimet e duhura. P.sh. testosteroni bën zhvillimin e muskujve në trupin e mashkullit, e bën zërin më të thellë dhe mjekrrën të rritet.

Hormoni i njejtë sekretohet (tajitet) në trupin e femrës sipas formulës së njejtë por, te femra, shkakton rezultate plotësisht të kundërta.  Hormoni që i jep një zë femëror femrës dhe një zë mashkullor mashkullit dhe rregullon zhvillimin e trupit duke u bazuar në gjini, është një hormon që di të dallojë në mes të anatomisë dhe metabolizmit të mashkullit dhe të femrës.  Fakti që një hormon posedon njohuri të tillë domethënë që ai ka intelegjencë dhe që ai ka pranuar udhëzime.

A nuk vështruan ata pushtetin e qijeve dhe tokës dhe asaj çka ka krijuar All-llahu, dhe të shofin se afati i tyre i caktuar është afër? Ata që mohojnë këtë, në çfarë shpallje tjetër do të besojnë?
(Kur'an, 7: 185)

 

Shumë njerëz nuk dijnë rreth ndikimit të hormoneve në organet riprodhuese të mashkullit dhe të femrës, ndërlidhjet në mes të qelizave apo se si funksionet e trupit vendosen në veprim.  Ata nuk kanë ide për zinxhirin komandues të trupit, dërgimin dhe pranimin e mesazheve, që zhvillimi i trupit varet nga këta urdhëra, dhe që pengesa më e vogël në fuksionimin e sistemit mund të sjell pasoja fatale, e as që kanë kontrol mbi këto funksione.  Nuk është aspak e pazakonshme për një person i cili nuk ka pasur ushtrime të veçanta në këtë fushë të mos ketë njohuri për këto gjëra por fakti që një grup molekulash ka këtë njohuri është i habitshëm.

ADN-ja përmban të gjitha informatat lidhur me njeriun dhe gjendet në bërthamën e çdo qelize të përafëresisht 100 trilion qelizave në trupin tonë. Brenda një qelize, ADN-ja është e organizuar në proteinë të dendur ADN komplekse e quajtur kromozome. Në ilustrim djathtas, shifet se si kromozomet janë të paketuara në qelizë. Ky dizjan në ADN është një nga shembujt më të mirë të krijimit në mënyrë perfekte nga Zoti.

Si hormonet, me stukturat e tyre molekualre që pamë, erdhën në ekzistencë dhe mbartin informata kimike?  Si ndodh që nuk janë të kënaqura vetëm me njohjen e metabolizmit të trupit, por secila sikur një kimist, edhe e përdor njohurin që e posedon duke e adresuar atë në fushat e trupit ku është e nevojshme? Si i dirigjojnë qelizat e tjera që të prodhojnë hormonet e nevojshme në kohën kur ato nevojiten?  Si mundet një masë e pavetëdijshme e molekulave të ketë intelegjencë për të bërë të gjitha këto gjëra?  është e kuptueshme që molekulat e quajtura hormone nuk mund t'a kenë këtë inteligjencë.  është e qartë se të gjitha këto procese nuk u formuan nga rastësia nga ndonjë veprim tjetër i rastësishëm.

është vetëm një sqarim për këtë:  proceset biokimike nga të cilat meshkujve dhe femrave iu ipen karakteristikat e tyre të ndara, paraqesin ekzistimin e një plani dhe ndërtimi të qëllimtë.  Ky ndërtim është puna e intelegjencës supreme të Zotit.    Atë që duhet t'a bëj njeriu është që të mendoj thellë për këtë art pa të meta dhe t'i nënshtrohet Zotit I Cili është sundimtari i çdo gjëje.

Zhvillimi i Qelizave Riprodhuese

Në fabrika që përdoren mjete teknologjike, shumë robot përdoren në fazat e ndryshme të prodhimit.  Të gjitha programet, sistemet funksionale, pjesët mbështetëse të këtyre makinave, thënë shkurt, çdo informatë që është e nevojshme për prodhim është e lokalizuar në qendrën kontrolluese të asaj fabrike.   është si një bankë të dhënash në të cilën depozitohen të gjitha informatat e nevojshme që duhen përdorur gjatë fazave të prodhimit, për cilësi dhe kontroll dëmtimi.  Trupi i njeriut është struktura më e avancuar dhe më komplekse në botë; nëse e bëjmë krahasimin me një fabrikë të tillë mund të themi se, në mënyrë që kjo fabrikë të vazhdoj funksionimin duhet t'i ketë të gjitha informatat të cilat janë të ruajtura në molekulën e ADN-së në bërthamën e qelizës.

kromozomet

Kur një njeri është ende një qelizë e re vezë e fekonduar në mitrën e nënës, Zoti vendos të gjitha cilësitë që ai do t'i ketë në të ardhmen dhe i shtyp ato në molekulën e ADN-së.  Që nga ngjyra e flokëve e deri te gjatësia e tij, sëmundja që është preh gjatë jetës e deri te çdo karakteristikë fizike çdo cilësi e njeriut ruhet me kujdes, por në një madhësi aq të vogël sa që mund të shifet vetëm me mikroskop elektronik.

ADN-ja gjendet në secilën qelizë të përafërsisht 100 trilion qelizave në trupin tonë.  Mesatarja e diametrit të një qelize është 10 mikrona (një mikron është një e mijëta e milimetrit); nëse mendojmë për këtë, do ta kemi më të lehtë që të kuptojmë se sa shumë informata janë të ruajtura në atë hapësirë aq të vogël.

Nëse ADN-ën, e cila lejon që jeta e gjërave të gjalla të vazhdojë sipas një programi të planifikuar, e mendojmë si një enciklopedi, volumet e kësaj enciklopedie janë kromozomet e saja.

është shumë e rëndësishme që këto volume kromozomesh paraqiten në çifte në molekulën e ADN-së.  Në procesin e krijimit të tij, çdo qenie njerëzore pranon një palë të këtyre volumeve të kromozomeve nga nëna dhe tjerin nga babai.  23 kromozome që vijnë nga nëna dhe 23 kromozome që vijnë nga babai kompletojnë njëra tjetrën.  Kjo është,  46 kromozome në bërthamën e një qelize njerëzore janë në të vërtetë 23 qifte kromozomesh.  Kromozomi i 23-të ka funksion të veçantë: zakonisht shenohet me shkronjën X ose Y.  Te meshkujt, njeri anëtarë i qiftit është kromozomi X dhe tjetri është kromozomi Y, te femrat kromozomi i 23-të është i përbërë nga dy X-a.

Në dritën e kësaj informate një pyetje vije në mendje:  pasiqë çdo qelizë e njeriut përbëhet nga 46 kromozome, si ndodh që si rezultat i kombinimit të qelizave të nënës dhe babait, foshnja e re e lindur ka 46 kromozome?  Do të dukej logjike që 46 kromozomet e nënës dhe 46 kromozomet e babait  të prodhojnë një foshnje abnormale me 92 kromozome.  Por kjo nuk ndodh.  Si ndodh pra që secili lindet me nga 46 kromozome?

Përgjigja në këtë pyetje paraqet mrekullin e shkëlqyeshme të krijimit.

Një Ndarje e Pagabueshme

Në qelizat e trupit ndodhin dy lloje të ndarjeve.  Lloji i ndarjes i quajtur "mitoz" ndodh në të gjitha qelizat e trupit.  Gjatë mitozës, një qelizë jep dy qeliza bija gjenetikisht identike. Si rezultat i kësaj ndarje, nëna qelizë ndahet për të formuar dy bija, secila prej tyre përmban numrin e njejtë dhe llojin e njejtë të kromozomeve sikur qeliza nënë.

Këtu, është e nevojshme që të qartësohet një pikë.   Sikur qelizat riprodhuese të ndaheshin në këtë mënyrë dhe sikur të kishin numrin e njejtë të kromozomeve sikurse të qelizave të tjera të trupit, nuk do të ishte e mundur për qenien njerëzore të bëhej qenie njerëzore sepse sikurse që sqaruam më lart, lindja me kombinim të 46 kromozomeve nga babai dhe 46 nga nëna do të prodhonte një foshnjë me 92 kromozome duke shkaktuar një deformim të pamjes njerëzore.  Mirëpo ndarja e qelizave riprodhuese bëhet ndryshe; kjo ndarje quhet "meioz".   Gjatë "meioz-ës" numri i kromozomeve në qelizë reduktohet përgjysmë, kjo d.m.th nga 46 në 23.

 

Stages in the Formation of the Egg and Sperm Cells


Si rezultat i ndarjeve të ndryshme të qelizave primare vezë në vezore,  formohen tri qeliza sekondare polare dhe një “ootid”.  Qelizat e vogla vdesin dhe e madhja formon vezën.  Sikur të gjitha qelizat e  prodhuara të kishin të njejtën madhësi,  zigoti i formuar pas fekondimit nuk do të kishte ushqim të mjaftueshëm.

 

 

Fazat e formimit të vezës, (qeliza riprodhuese e femrës) është ilustruar majtas.  Veza formohet pasiqë qelizat primare vezë në vezore (oogonia) të kalojnë nëpër një seri ndarjesh.  Te mashkulli, spermatozoidi prodhohet kur qelizat primare të spermatozoidit në testise (spermatogoina) ndahen.   Që nga momenti i ndarjes së tyre të parë, qelizat riprodhuese funksionojnë nën mbikqyrje.  Kur mendohet për këtë harmoni të elementeve që përbëjnë trupin e njeriut, (qelizat, enzimet, hormonet), çdo njeri që di të mendojë kupton se ky sistem nuk ka mundur të bëhet nga rastësia.  Është Zoti Ai që krijon njeriun, dhe gjërat e jashtëzakonshme që ndodhin në trupat tonë janë shembuj të artit të krijimit të Tij. 

 

Para se të kompletohen këto ndarje, qelizat riprodhuese nuk kanë arritur pjekurinë.  Në trupin e secilit mashkull dhe secilës femër është një mekanizëm që i bën këto qeliza të pjekura dhe i përgatitë ato për udhëtimin e vështirë që e kanë para vetes.  Sistemet riprodhuese të mashkullit dhe të femrës, që janë plotësisht të panjohur për njëri tjetrin dhe shumë të ndryshëm në shumë mënyra, mundohen t'i bëjnë të gatshme për njëra tjetrën qelizat që i prodhojnë.

Sa i përket kësaj teme do të prezantohen shpjegime në detaje në faqet në vijim. Por, derisa lexoni këto faqe, është një pikë e rëndësishme që duhet t'a vëreni.  Prej momentit të parë që qelizat riprodhuese fillojnë të ndahen, ato i janë të nënshturara një plani të qartë (të caktuar).  Asgjë nuk është rastësi.  Qelizat ndahen saktësisht sipas nevojës dhe mbajnë numrin e nevojshëm të kromozomeve pa asnjë ndryshim apo mangësi gjatë tërë procesit.  çdo organ, çdo qelizë nga e cila ai përbëhet, dhe organelet të cilat e përbëjnë qelizën, funksionojnë në harmoni perfekte.  Përveq kësaj, molekulat që i formojnë enzimet dhe hormonet që luajnë rol në funksionimin e trupit, dhe atomet që i formojnë këto molekula, janë pjesë të një sistemi informativ tejet kompleks, i cili u tregon atyre se kur duhet të fillojnë punën e tyre, dhe ato kurrë nuk janë në padijeni se si dhe deri në çfarë shkalle është i nevojshëm ndikimi i tyre.

Qelizat, enzimet, hormonet, shkurt harmonia që ekziston në mes të gjitha pjesëve të trupit sigurisht së është diçka e cila ia vlen të mendohet rreth saj.

Fakti që molekula dhe atomet të cilat e përbëjnë këtë molekulë mund të bëjnë një plan, dhe veprojnë sipas tij; që njëra pjesë jep urdhër dhe pjesa tjetër bindet, e kupton atë dhe vepron është tejet e jashtëzakonshme që të mund të jetë e rastësishme.  Fakti që kjo ka ndodhur dhe ende ndodh në të gjithë trupat e milionave qenieve njerëzore e bën atë edhe më të jashtëzakonshme, që e njejta harmoni funksionon perfekt në çdo individ.   është e qartë që kjo nuk mund të ndodh rastësisht,  dhe që një intelegjencë e vetëdijshme, supreme është përgjegjëse për dhënjen e cilësive qelizave mikroskopike të cilat formojnë trupin tonë, gjithashtu edhe hormoneve që këto qeliza prodhojnë, enzimeve dhe qindmijërave elementeve të imëta në sistemin e njeriut.   është e qartë se çdo pjesë e çdo faze të sistemit që funksionon në trupin e njeriut është larg të të kuptuarit nga njeriu  dhe se kjo është punë e një intelegjence të fuqishme dhe të pakrahasueshme.

Kjo intelegjencë supreme i takon Zotit, I Cili ka krijuar gjithë universin deri në detajet më të vogla.  Në Kur'an Zoti thotë që nuk ka zot tjetër përveç Tij:

All-llahu, s'ka Zot tjetër përpos Tij, Ai është i gjallë e Vet-Mbajtës; Atë nuk e zë as kotja as gjumi; gjithçka në qiej e në Tokë i përket Atij. Kush mund të ndërmjetsoj tek Ai përveç me lejen e Tij? Ai e di se çka ata kanë lënë pas dhe çka kanë përpara e ata nuk mund të kapin asgjë nga ditura e Tij përveç aq sa dëshiron Ai.  Pushteti i Tij përfshinë qiejt e Tokën, Atë nuk e lodh ruajtja e tyre. Ai është më I Larti, Më I Madhërishmi. (Kur'an, 2: 255

Kategori: Krijimi i njeriut | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/08/2009)
Klikime: 2267 | Ranguar: 4.0/2
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024