E shtunë, 20/04/2024, 11:57
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 6
Vizitorë: 6
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Krijimi i njeriut

NJË ARMATË PERFEKTE E CAKTUAR NË QËLLIMIN E SAJ

 

Mendo për një armatë tejet të madhe e përbërë nga miliona ushtarë. Ata lëvizin drejt një caku të përbashkët, hasin në pengesa gjatë rrugës dhe përballohen me rrezik vdekjeprurës, por përkundër të gjitha këtyre vështirësive armata nuk dorëzohet.  Hapësirën që këta ushtarë duhet t'a përshkojnë në mënyrë që të arrijnë tek caku është njëqind mijë herë më e madhe se sa ata vetë.  Natyrisht,  një armatë e tillë e ngjeshur e caktuar për një rrugë të tillë të vështirë ka nevojë për udhëzime dhe pajisje që të sigurohet arritja e qëllimit.

Kjo armatë gjigante me 300 milion ushtarë është brenda trupit të mashkullit.  Ushtarët janë spermatozoidët.  Madhësia e secilit është rreth një e qinda e milimetrit.  Caku i tyre është që të arrijnë te qeliza vezë, dhe për t'a bërë këtë, ata duhet të kalojnë një rrugë shumë të gjatë.

Ky është All-llahu, Zoti i juaj. Nuk ka zot tjetër përveq Tij, Krijues i çdo gjëje. Kështu që adhurojeni Atë. Ai është mbikqyrës i çdo gjëje.
(Kur'an, 6: 102)

 

Nga 300 milion spermatozoidet që së bashku nisen për në rrugë, vetëm më të fortit rreth 1000 kanë sukses që të arrijnë te veza.  E nga këta vetëm një spermatozoid e fiton garën dhe fekondon vezën.  Para se të fillojë kjo garë, spermatozoidet së pari kalojnë një udhëtim të gjatë brenda organeve riprodhuese të mashkullit, duke kaluar nëpër faza të ndryshme në rrugën e tyre të pjekurisë.  Në këtë proces të pjekurisë, spermatozoidet  kanë shumë ndihmësa.

Shtegu i Zhvillimit të Spermës

Në mënyrë që të fekondohet  veza,  rreth 200-300 milion spermatozoide përgatitën për udhëtim. Ky numër është befasues, por ka një rëndësi sa i përket kësaj.  Siç do të shofim në detaje më vonë, një numër i madh i spermatozoideve që hyn në trupin e nënës së ardhshme vdesin gjatë rrugës dhe numri i qelizave të spermatozoideve që arrijnë deri te veza është shumë i vogël. Për këtë, numri i madh i spermatozoideve parandalon rrezikun që fekondimi i vezës të mos ketë sukses.  Kjo armatë milionshe e spermës individuale prodhohet në organet riprodhuese të mashkullit që quhen testise.  Spermatozoidet kalojnë në shumë faza gjatë prodhimit në testise dhe, në mëyrë që ata të mbijetojnë, vendi ku ata prodhohen duhet të jetë i freskët.  Temperatura normale në trupin e njeriut është 37oC. Kjo temperaturë do të mbyste spermatozoidet, për këtë spermatozoidet nuk mund të jetojnë brenda trupit.  Një nga karakteristikat më të dukshme të testiseve është se ata gjenden jashtë trupit.  Për shkak të këtij ndërtimi të veçantë që Zoti krijoj për mashkullin, spermatozoidet kanë një vend të përgatitur posaqërisht për prodhimin e tyre.

Testiest përbëhen nga një sistem me tuba të vegjël.  Ky sistem i tubave zë një hapësirë mjaft të madhe, e cila iu lejon miliona spermatozoideve të prodhohen shpejt dhe në një vend ku mund të ruhen lehtë. Arsyeja pse spermatozoidet duhet të prodhohen shpejt dhe të ruhen është e kuptueshme kur kemi parasysh që për të fekonduar një vezë duhet të prodhohen 200-300 milion spermatozoide.

Kur mendojmë rreth numrit të spermatozoideve që prodhohen, mund t'i quajmë testiest fabrika në miniaturë. Për prodhimin e spermatozoideve ato kanë rreth 1000 tuba me një gjatësi të plotë rreth 500 metra.  Këta tuba të vegjël quhen "tubtha seminifer".  Secili është rreth 50 cm. i gjatë dhe përmban qelizat primare të spermatozoideve që të prodhojë spermatozoidet.2 


Testiest e mashkullit, organet riprodhuese të mashkullit, lokalizimi i tyre në trup, kapaciteti i tyre riprodhues dhe ndërtimi i tyre i brendshëm janë shembull i ndërtmit të mrekullueshëm.


Në të djathtë, shofim sistemin e tubave të vegjël që përbëjnë testiset (tubthat seminifer). Këta tuba të vegjël përmbajnë qelizat primare të spermatozoideve. Në foton lart, shofim një detaj të lobit të testisit.

Tubthat seminifer janë të lidhura me qelizat formuese të spermatozoideve (spermatogonia) në faza të ndryshme të  zhvillimit.  Më vonë, këto qeliza fillojnë të shumohen, së pari  kalojnë  nëpër mitoz dhe pastaj kalojnë nëpër meioz.  Siç kemi shpjeguar më herët, para fekondimit, qeliza primare e spermatozoidit ndahet sipas meiozës dhe përgjysmon numrin e kromozomeve të veta, kështu që foshnja do të pranojë 23 kromozome nga babai.

Në fund të kësaj ndarje, janë formuar katër qeliza të quajtura spermatide të cilat ende nuk janë të afta për të fekonduar vezën.  Në mënyrë që këto qeliza sferike që përmbajnë nga 23 kromozome të jenë në gjendje të kryejnë funksionin e fekondimit, ato duhet të kalojnë nëpër ndryshime të mëtejshme.

Një grup qelizash janë vendosur në vend që t'i përgjigjen kësaj nevoje të posaqme të sistemit riprodhues të mashkullit dhe të ndihmojnë zhvillimin e qelizave spermatide saktësisht në kohën e duhur.  Brenda dy ose tre javëve mbas kryerjes së meiozës, secila qelizë spermatide fizikisht do të transformohet nga këto qeliza "infermiere" (qelizat Sertoli) të cilat i rrethojnë ato. Qelizat Sertoli kanë fuksion të ndihmojnë dhe të ushqejnë qelizat e papjekura të spermatozoideve duke iu dhënë atyre ushqimin, hormonet dhe enzimet të cilat janë të nevojshme për të shkaktuar ndryshimet e duhura në spermatide. 3 Në  fazën finale të këtij procesi, arrihen cilësitë e duhura të zhvillimit të plotë të spermatozoidit, del bishti, koka dhe akrozomi, ajo pjesë e kokës e cila është mbushur me enzime. (Për detaje shiko informacionin në pjesën e titulluar "Spermatozoidi Takon Vezën")

Tërë puna e transformimit bëhet nga qelizat Sertoli të cilat gjenden në muret e tubthave.  Këto qeliza kanë zgjatje citoplazmike dhe janë bukur të mëdha.  Qelizat Sertoli mbajnë shtrëngueshëm në krahët e tyre qelizat spermatide të zhvilluara, duke u siguruar që ato të janë mirë të injektuara në citoplazmen e tyre.  Në këtë mënyrë i furnizojnë me ushqim gjatë zhvillimit të tyre dhe i monitorojnë.4 

Në këtë proces të cilin e shpjeguam me pak fjalë, me të vërtet ndodh një mrekulli e madhe.  Spermatozoidet që garantojnë vazhdimin e racës njerëzore vijnë në ekzistencë duke iu falemnderuar qelizave Sertoli, të cilat përbëhen nga proteinat dhe acidet nukleike.  Le të mendojmë për një moment.  Fakti që, qelizat Sertoli të cilat janë pa intelegjencë apo vetëdije dhe pa sy, veshë e tru, mund t'a përkushtojnë veten në një detyrë të tillë është me të vërtetë një mrekulli. Fakti që një gjë e tillë ndodh është një dëshmi e qartë se qeliza është nën udhëzimin e një intelegjence supreme.  Përveç kësaj, që këto qeliza janë saktësisht në vendin e duhur (në tubthat seminifer ku sperma zhvillohet) është një nga miliona dëshmit e krijimit perfekt të trupit të njeriut.  Zoti ka vendosur secilën nga përafërsisht 100 trilion qelizave që përbëjnë trupin e njeriut në vendin e saj të duhur; Ai iu ka dhënë secilës cilësitë që nevojiten; dhe Ai iu ka dhënë secilës instinktin e kryerjes së punës në mënyrë perfekte.  Sikurse që na thuhet në Kur'an:

… Nuk ka asnjë krijesë që Ai nuk e mban nën vëzhgim. Zoti im është në Rrugën e Drejtë. (Kur'an, 11: 56)

 

Tubthat seminifer, një pamje në detaje e ndërtimit e paraqitur lart, e cila siguron që spermatozoidet të prodhohen. Djathtas: pamje e pjesës së prerë të tubthit seminifer nën mikroskopin elektronik. Majtas: ndërtimi i tubthit seminifer, paraqet zhvillimin e qelizave të spermatozoideve në faza të ndryshme.

 

Një Sistem i Ndërvarur

Në paragrafin e lart folëm për rolin e qelizave Sertoli në transformimin e spermatideve në spermatozoide.  Cila është forca fizike që i aktivizon këto qeliza dhe i bën ato të dijnë detyrën e tyre që të ushqejnë spermatidet dhe të monitorojnë zhvillimin e tyre.

Impulsi i cili i bën qelizat Sertoli të kryejnë funksionin e tyre vjen nga hormoni (FSH) që stimulon folikulin, të cilin e kemi përmendur në paragrafin e më hershëm.  Ky hormon sekretohet (tajitet) nga pjesa e përparme e hipofizës dhe stimulon qelizat Sertoli. Sikur ky hormon të mos prodhohet apo të dështoj të arrij fushën e nevojshme, spermatozoidet nuk mund të prodhohen.  Kur qelizat Sertoli marrin stimulimin, ato fillojnë të sekretojnë (tajisinë) hormonin e quajtur estrogjen, i cili është i domosdoshëm për prodhimin e spermës.  Qeliza tjetër që ndikon në prodhimin e spermës quhet qeliza "Leydig"; ajo gjendet në mes të tubthave seminifer.  Këto qeliza prodhojnë një hormon tjetër që nevojitet për zhvillimin e spermës.  LH-ja (hormoni luteinizing) sekretohet (tajitet) nga pjesa e përparme e hipofizës dhe stimulon qelizat Leydig.  Pastaj, këto qeliza fillojnë të prodhojnë hormonin testosteron.  Testosteroni është hormon i cili ndikon në rritjen e organeve riprodhuese, zhvillimin e gjëndrrave të ndryshme të këtij organi dhe zhvillimin e karakteristikave seksuale të mashkullit; përveç kësaj, ky është hormoni më i rëndësishëm në prodhimin e spermës.

 

Fazat e zhvillimit të spermatozoideve në tubthat seminifer janë të ilustruara lart. Tubthat seminifer kanë të bëjnë me zhvillimin e qelizave spermatozoide-formuese (spermatogoina) në faza të ndryshme. Përmes procesit të ndarjes, këto qeliza formojnë qelizat e quajtura “spermatid”. Në fazën përfundimtare të këtyre proceseve, koka dhe bishti i spermatozoidit janë të formuara. Pas të gjitha këtyre proceseve komplekse kompletohet zhvillimi i qelizave riprodhuese të mashkullit, ku deponohen informatat që kanë të bëjnë me njeriun.

Qelizat Sertoli kanë edhe funksione tjera siç është prodhimi proteinës.  Kjo proteinë do të bartë hormonet e estrogjenit dhe testosteronit te një lëng që gjendet në tubthat seminifer.5 

Po ashtu  edhe qelizat Leydig kanë edhe një fuksion sekondar.  Në mënyrë që spermatozoidet të lëvizin,  ato kanë nevojë për energji; qelizat Leydig me fruktozën që e prodhojnë i furnizojnë me energji.  (Më vonë do të flasim për këtë temë në detaje.)

Siç po e shikojmë, sikurse në pjesët e tjera të trupit, edhe sistemi hormonal po ashtu kryen një organizim perfekt në sistemin e riprodhimit.  çdo hormon menjëherë e kupton mesazhin që sillet dhe përgjigjet siç kërkohet.   P.sh. gjëndrra e hipofizës, kur e kupton se ka ardhur koha, futet në veprim dhe dërgon urdhëra në qeliza të ndryshme në testise duke i informuar ato për punën që duhet të bëjnë në organe dhe në inde.  Ajo që e stimulon aktivitetin e gjëndrrës së hipofizës është një pjesë tjetër e trurit që quhet hipotalamus. Faza e parë e krijimit të njeriut ka lidhje me të kuptuarit korret të porosive që barten nga hormonet dhe me ekzekutimin e drejtë të urdhërave.

Në çfarë mënyre qelizat dhe molekulat shquajnë dhe reagojnë në mesazhet e sjellura nga hormonet?  Si e dijnë përbërjen kimike të secilës dhe çfarë metoda duhet të zbatohen që të ndikojnë në ato?

Fakti që, në mënyrë që prodhimi i spermës të ndihmohet, qelizat Sertoli dhe Leydig nisen në veprim me urdhër nga gjëndrra e hipofizës (gjëndërr mjaft larg tyre, të cilën kurrë nuk e kanë parë dhe e cila ka plotësisht ndërtim tjetër nga ato) duke u kombinuar me faktin që këto qeliza nuk do të kryenin asnjë funksion pa këtë urdhër, e bën të pamundur sqarimin e aktivitetit të tyre me termin e rastësisë.  është e pamundur që hormonet të kenë fituar karakteristikat e tyre të veçanta si rezultat i ndodhive serike të rastësishme, sepse një ndarje apo një ndërprerje gjatë një faze të sistemit do të ndikonte në tërë zinxhirin e procesit.  Nëse një element në sistem është defekt, funksionimi i tërë sistemit do të dëmtohej.  P.sh. sikur qelizat Sertoli të mos kuptonin domethënjen e FSH hormonit të dërguar nga gjëndrra e hipofizës dhe të mos fillonin të sekretonin (tajisin) estrogjenin, sperma nuk do të prodhohej.  Ose, sikur qelizat Leydig të mos e kryenin funksionin e tyre, furnizimin me fruktozë, apo sikur t'a prodhonin atë në sasi të pamjaftueshme, një spermë, edhe nëse e pjekur në secilin aspekt, do të vdiste pasiqë të hynte në mitrën e nënës sepse nuk do të gjente  ushqim, dhe për këtë shkak nuk do t'a arrinte vezën, fekondimi nuk do të ndodhte.

Kjo situatë paraqet një realitet të qartë.  Ai I Cili krijoj lidhjet në mes të organeve dhe qelizavë është Zoti.  Ai ka inspiruar gjëndrrën e hipofizës, hipotalamusin, qelizat Leydig dhe Sertoli, thënë shkurt, çdo element të përfshirë në këtë proces, që të veprojë në atë mënyrë që të sigurohet prodhimi i spermës në trupin e mashkullit.   Ai iu jep atyre aftësinë e të kuptuarit të gjuhës së njëri tjetrit.  çdo gjë ndodh sipas urdhërave të Zotit. Siç lexojmë në Kur'an:

Ai i sundon të gjitha, prej qiellit në tokë… (Kur'an, 32:5)

Kategori: Krijimi i njeriut | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/08/2009)
Klikime: 1573 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024