E mërkurë, 24/04/2024, 02:34
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Krijimi i njeriut

ROLI I QELIZËS VEZË NË FORMIMIN E NJË NJERIU TË RI

 

Me fillimin e pubertetit, ka ngjajshmëri në zhvillimet e trupave të femrës dhe të mashkullit.  Qeliza riprodhuese e femrës, veza, së bashku me sistemin riprodhues të femrës përgatitet për të kompletuar sistemin riprodhues të mashkullit.

Ne do të ua tregojmë atyre Shenjat e Tona në horizont dhe në vetveten e tyre derisa t'ju bëhet e qartë se është e vërteta. A nuk mjafton që Zoti i juaj është dëshmitar për çdo gjë?
(Kur'an, 41: 53)

 

Me ardhjen e pubertetit te femrat, sikurse tek meshkujt, hipotalamusi saktësisht e di se kur vjen koha që të dërgoj urdhëra te gjëndrra e hipofizës për të prodhuar hormonet e nevojshme për të nxitur qelizat vezë në pjekuri.  Gjëndrra e hipofizës pranon urdhërat, menjëherë ju bindet atyre dhe fillon të prodhojë hormonet e nevojshme.

Prodhimi i qelizave riprodhuese te femrat nuk është i vazhdueshëm sikurse te meshkujt.  Ky prodhim ndodh në kohëra të veçanta. është detyrë e gjëndrrës së hipofizës të përcaktoj kohën.  Gjëndrra e hipofizës siguron prodhimin e hormonit që do të sjell në pjekuri qelizat vezë në vezore.  Ky hormon e di shumë mirë se ku duhet ta kryej funksionin e tij, shkon drejt e në vezore dhe njofton se koha për pjekurinë e vezës ka ardhur.  Kështu, qelizat vezë e kuptojnë urdhërin menjëherë dhe fillojnë një aktivitet intenziv brenda vezores i cili shpie në pjekurin e vezës. 12 

Tani le të shikojmë këtë informatë më thellë.  Si, kjo gjëndërr sekretuese (tajitëse) e quajtur hipotalamus e përcakton kohën?  Dhe si e kalkulon pa u hutuar kohën e saktë të këtij procesi, i cili ka ndodhur në miliona femra në të kaluarën dhe të tashmen?  Hipotalamusi është i lokalizuar në pjesën e poshtme të trurit; nuk është mekanizëm kohor, nuk ka lidhshmëri me botën jashtë trurit; është një masë mishi e përbërë nga qelizat.  Funksioni i kësaj mase mishi në përcaktimin e kohës është diçka e jashtëzakonshme që nuk mund të injorohet.  Por ky është vetëm një detaj i vogël i ndodhive të mrekullueshme që ndodhin vazhdimisht në trupin e njeriut.  Ky lloj procesi mahnitës vazhdon pafund, në çdo milimetër të trupit të njeriut.  P.sh. një mrekulli mahnitëse ndodh në gjëndrrën e hipofizës: një urdhër i dërguar nga hipotalamusi lexohet dhe kuptohet; bazuar në këtë të kuptuar një vendim mirret; sipas këtij vendimi, substancat prodhohen dhe dërgohen me materialin tjetër prodhues pa asnjë gabim në një vend të largët dhe të paparë.  Po ashtu, gjëndrra e hipofizës është një grumbull qelizash.  Bashkimi i këtyre qelizave dhe kuptimi i vetëdijshem i urdhërave që dërgohen tek ato dhe zbatimi i komandës që e kanë kuptuar është një gjë e jashtëzakonshme. çfarë vetëdije ua bën të mundur këtij grumbulli të qelizave të "kuptojnë", "konceptojnë", "nxjerrin përfundime", "sjellin vendime" dhe "zbatojnë vendime"?

Trupi i njeriut është ambient i errët në të cilin nuk depërton drita dhe ka shumë lëngje që lëvizin më një shpejtësi të madhe; është vend i dendur dhe i komplikuar.  Evolucionistët kurrë nuk kanë qenë në gjendje të shpjegojnë se si një masë molekulash në këso ambienti të dendur mund të shkojnë, pa u dëmtuar ose humbur, ku të dëshirojnë në masën komplekse duke kaluar nëpër materiale të tjera që janë shumë herë më të mëdha se sa madhësia e tyre, ose se si ato edhe mund të përdorin disa mjete për të dërguar substancat tjera në vendet ku janë të nevojshme.  Kjo pamundësi për shpjegim ndodh sepse strehimi i vetëm i evolucionistëve, kur ballafaqohen me këto dëshmi të mrekullueshme të krijimit, është rastësia; por nuk ka hapësirë për rastësi në ndërtimin kompleks të trupit të njeriut apo të ndonjë gjallese tjetër.

Duhet të përkujtojmë se intelegjenca dhe vetëdija e përmendur  në rrjedhën e të gjitha këtyre ndodhive nuk i përket asnjë qelize.  Atë të cilën e quajmë qelizë nuk ka sy që të shikoj, gjuhë që të flas apo të kuptohet dhe nuk ka veshë që të dëgjoj.  Qelizat janë krijime nga Zoti; ato janë vetëm mjete të cilat zbatojnë urdhërat e Tij;  në çdo moment, me inspirim nga Ai, ato kryejnë procese tepër mahnitëse.

QELIZA VEZË FILLON TË ZHVILLOHET

Veza prodhohet në një organ  i cili në çdo aspekt është projektuar posaqërisht për këtë qëllim; vezorja.  Në çdo  femër, janë dy vezore, njëra në të djathtë e tjetra në të majtë.  Në këto vezore, është një hapësirë e mjaftueshme për hyrje daljet e fijeve nervore, enëve të gjakut dhe kanaleve limfatike.  Brenda kësaj hapësire, janë indet fijëzore të pasura me gjak.  Që qelizat vezë të formohen të sigurta,  ato duhet të ruhen dhe ushqehen nga këto inde.  Përbrenda kësaj sturkture mbrojtëse, janë shumë qeska (folikule) të madhësive të ndryshme.  Në secilin folikul është një qelizë vezë primare.  Por normalisht, një vezë e pjekur e vetme  lirohet nga vezoret në secilin muaj në mënyrë që gjatë një kohe vetëm një fetus (fryt) të rritet. 

Por ky prodhim nuk përbëhet vetëm nga një fazë.  Në mënyrë që kjo qelizë vezë të piqet, disa zhvillime duhet të ndodhin njëra pas tjetrës. Që, qeliza vezë primare të piqet dhe të bëhen qelizat riprodhuese, duhet të bëhet një ndarje me mitoz dhe dy ndarje me meioz, në renditje të saktë pa hutime.  Si rezultat i ndarjeve, ndodh  ndryshimi në numrin e kromozomeve në qelizë dhe lloje të ndryshme të qelizave formohen.  Sikurse në rastin e qelizave riprodhuese të mashkullit, po ashtu edhe te femra, 46 kromozomet në qelizat primare të vezës reduktohen në 23.


Lart shofim ndërtimin e brendshëm të mitrës. Një sistem i veçantë është krijuar në trupin e femrës i cili llogarit çdo eventualitet që mund të ndodh në prodhimin e vezës dhe në kompletimin e udhëtimit të saj. P.sh. miliona qeliza në tubën fallopiane janë përgjegjëse që t'ia mundësojnë vezës arritjen në mitër. Anash shofim një foto të tubës fallopiane ku zbarkon veza e pjekur.

 

Si rezultat i ndarjes së qelizës vezë me anë të mitozës dhe meiozës, prodhohen tri qeliza të vogla dhe një qelizë e madhe (ootid).  Qelizat e vogla vdesin për shkak të mungesës së ushqimit, ndërsa qeliza e madhe pëson disa ndryshime dhe bëhet vezë.  Sikur secila nga këto qeliza të kishte madhësinë e njejtë, nuk do të kishte ushqim të mjaftueshëm për zhvillimin e zigotit në fund të procesit fekondues.  Por fakti që njëra nga qelizat ka më shumë ushqim, dhe të tjerat janë të vogla parandalon paraqitjen e problemit të tillë. 

Zhvillimi i vezës nuk është fenomen i pakontrolluar që ndodh rastësisht nga vetvetja.  Siç shpjeguam në fillim, ajo që i jep formë këtij zhvillimi, sikur në rastin e sistemit riprodhues të mashkullit, janë hormonet e sekretuara (tajitura) nga gjëndrra e hipofizës,  e cila është e lokalizuar nën tru.  Fazat e formimit të vezës dhe hormoneve të përfshira në këtë process mund t'i radhisim kështu:

1. Rritja e Folikulit:  kjo është faza në të cilën qeliza e vezës fillon të formësohet.  Qeliza primare e vezës gjendet, siç thamë edhe më herët, në atë që quhet folikul. Formimi i folikulit merr rreth 14 ditë.  Hormoni i hipofizës, FSH (hormoni stimulues i folikulit), vjen në vezore me qarkullim të gjakut.  Ky hormon është përgjegjës për formimin dhe zhvillimin e folikulit në vezore dhe për prodhimin e vezës nga qeliza primare që gjendet në folikul.  Në të njejtën kohë, ky hormon është shkaktar për sekretimin (tajitjen) e estrogjenit nga folikuli i pjekur.

Estrogjeni është një hormon i cili ndikon posaqërisht në mitër.  Përshpejton ndarjen e qelizës me mitozë në mitër, kjo fushë pastaj ajet (fryhet) duke formuar një mbrojtëse të butë në të cilën embrioni do të ngjitet pas procesit të fekondimit.  Përveç kësaj kujdeset që sasi e mjaftueshme e gjakut dhe lëngjeve indore të drejtohen në mitër.   Këto përgatitje bëhen çdo muaj.  Nëse veza fekondohet, ajo strehohet në këtë pëlhurë të përgatitur posaqërisht në të cilën ushqehet dhe vazhdon zhvillimin. 

 

Anash shofim paraqitjen e një qelize vezë e imët me madhësi sa kokrra e kripës, e cila është një nga elementet më të rëndësishme në formimin e njeriut. Sistemi që nevojitet për prodhimin e një qelize të vetme të këtillë, gjendet në trupin e çdo femre të gjallë sot në botë, sikurse që ka qenë prezente në të gjitha femrat të cilat jetuan ndonjëhere. Ky është krijimi i pa të meta i Zotit.

 

Sikurse në çdo fazë të krijimit të njeriut, edhe këtu ndodh një mrekulli po ashtu.  Qelizat në sistemin riprodhues të femrës përcaktojnë qysh me herët nevojat e embrionit të cilin do t'a presin, bëjnë përgatitjet që të përmbushen nevojat dhe punojnë që të furnizojnë ambientin tepër të përshtatshëm për zhvillimin e fetusit.  Si mundet një grumbull qelizash të veprojnë operacione që kërkojnë një shkallë të tillë të vetëdijes dhe intelegjencës?  Natyrisht që është e pamundur të thuhet se qelizat posedojnë vetëdije dhe intelegjencë të tillë, por qelizat në sistemin riprodhues të femrës (edhe qelizat në gjëndrrën e hipofizës) i bëjnë këto gjëra që i deklaruam të pamundura për ato, dhe përgatisin qysh më herët një ambient më se të përshtatshëm për nevojat  e embrionit të cilin nuk e kanë parë kurrë.

Nuk është e mundur për askend me mendje intelegjente të pohoj se qelizat i bëjnë këto gjëra nga vullneti dhe intelegjenca e vet.  Në të vërtet, vetëm ndokush mendimi i të cilit është seriozisht me të meta mund të pohoj se qelizat e komponuara nga atomet pa vetëdije mund të bëjnë atë që ai vet me intelegjencen e tij të vetëdijshme nuk mundet t'i bëj. Duke qenë rasti kështu,  realiteti para nesh është i qartë kristal:  të gjitha qelizat të cilat kontribojnë në krijimin e njeriut kryejnë funksionet e tyre të inspiruara nga Krijuesi,  ato janë mjete në realizimin e një mrekullie që ndodh kur çdo qenie njerëzore vjen në botë. 

2. Ovulacioni:  Në këtë fazë folekuli që e bart vezën çahet dhe veza lirohet.  Mirëpo qeliza vezë e cila është liruar nga vezorja në hapësirë ka nevojë për ndihmë.  Përndryshe, qeliza vezë nuk do të ishte ne gjendje kurrë t'a gjej vendin për t'u takuar me spermatozoidin.  Kështu, në këtë fazë, tubi fallopian, që gjendet në mes të vezorës dhe mitrës, hyn në veprim. Qeliza vezë, që është liruar nga vezorja në hapësirë, kapet nga tubi fallopian, i cili ka fije të gjata sikur një oktapod. Tubi fallopian ofron një ambient të përshtatshëm për fekondim dhe fazat e mëvonshme varen nga ajo se a është apo nuk është sperma prezente në këtë tub.

 

Një qelizë vezë në madhësi prej 150 mikrona, pangjyrë dhe gjysmë-transparente (lart). Është në formë të një sfere dhe pjesa e jashtme e saj është e rrethuar me një membranë të butë, por megjithatë e fortë. Brenda ndërtimit të vezës ka lëndë ushqyese si yndyrë, sheqer dhe proteina. Kjo rezervë e lëndës ushqyese siguron që qeliza vezë të ushqehet gjatë udhëtimit, dhe nëse fekondimi ndodh, kujdeset për nevojat e saj derisa ajo të arrijë në mitër.

Kontrollues në tërë këtë proces është hormoni luteinizing (LH) që sekretohet (tajitet) nga gjëndrra e hipofizës.  është e vlefshme të përmendet një gjë tjetër interesante për këtë hormon.   Hormoni LH është absolutisht i nevojshëm për çarjen e folikulit në të cilin është lokalizuar qeliza vezë e pjekur dhe për lëvizjen e saj në drejtim të vendit ku do të takohet me spermën. Mungesa e këtij hormoni rezulton në dështimin e folikulit që të përparojë për në fazën e ovalucionit, edhe nëse nuk ka mangësi në sekretimin (tajitjen) e hormoneve tjera.  Por ky lloj i problemit nuk ndodh dhe 2 ditë para fazës së ovulacionit, për një arsye të cilën shkencëtarët ende nuk janë në gjendje ta shpjegojnë, sekretimi (tajitja) i hormonit LH nga gjëndrra e hipofizës rritet.  E njejta ndodh edhe me hormonin FSH dhe me ndikim të këtyre dy hormoneve, ovulacioni ndodh çdo muaj.  Me fjalë të tjera, edhe këtu po ashtu gjëndrra e hipofizës bën një kalkulim mahnitës të kohës dhe fillon sekretimin (tajitjen) e hormonit saktësisht në kohën dhe sasinë e duhur.

Natyrisht se ky aktivitet i dijshëm nuk pritet nga gjëndrra e hipofizës apo qelizave që e përbëjnë këtë gjëndërr.  Pasiqë aty ka intelegjencë superiore dhe urdhër që shifet, është Një të Cilit kjo intelegjencë dhe ky urdhër i takon:  është intelegjenca dhe urdhëri i Zotit që paraqiten në të gjitha këto ngjarje të mrekullueshme në fazat e zhvillimit të krijimit të njeriut. 

3. Korpus Luteum  (trupi i verdhë) – Faza Luteale:  pas daljes së vezës nga folikuli, folikuli i zbrazur mbushet me gjak.  Ekzistojnë qeliza të veqanta të quajtura "granuloza" dhe "theka" të cilat rrethojne hapsirën boshe ku gjenden këto folikule; ato shumohen dhe zënë vendin e gjakut të mpiksur në folikule. Këto qeliza akumulojnë lipide të verdha dhe për këtë quhen qelizat luteine, nga fjala latine luteus "saffron" – e verdhë).    

Kështu që folikuli nga i cili është liruar veza fryhet me lëngje që e kanë mbushur atë dhe bëhet element aktiv që quhet korpus luteum (trupi i verdhë). 13 Korpus luteum luan një rol të rëndësishëm në përgatitjen e mitrës për embrionin dhe në udhëheqjen e shtatzanisë në mënyrë të shëndetshme.  E veçanta më e rëndësishme e këtij elementi është sekretimi (tajitja) i hormonit të quajtuar progesteron nën ndikimn e LH-së (hormonit luteinizing).  Progesteroni  ka një funksion jashtëzakonisht të rëndësishëm në stimulimin e mureve të mitrës.  Ndryshimi më i rëndësishëm në mitër ndodh në  mukozën e membranës (mucus) që vesh mitrën përmbrenda. Nën ndikimin e estrogjenit dhe progesteronit, mukoza membranës fillon të ajet (fryet).  Gjëndrrat dhe enët e gjakut bëhen shumë dredha-dredha dhe trashësia e mureve të mitrës rritet.  Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që të përgatitet një vend i përshtatshëm për embrionin pas fekondimit.  Përveç kësaj, lejon që shtatzënia të avancoj duke i bërë muret e mitrës të lirohen (zbuten).  Progesteroni ndikon edhe në zhvillimin e gjëndrrave të qumështit.

Që një hormon të ketë ndikim në një hormon tjetër dhe të kenë ndjesin për t'i bërë këto gjëra saktësisht në kohën e duhur nuk mund të shpjegohet me veprimn e rastësisë.  Kjo sjell ca pyetje në mendje:  Si mundet që një molekul e formuar nga atomet pa vetëdije të posedojë një fuqi të lindur kaq të ndjeshme dhe të marr iniciativën për organizim të veprimeve të trupit kaq lehtësisht.  është e qartë se molekulat që përbëjnë hormonet nuk kanë intelegjencë dhe vetëdije.  Kjo tregon se sistemi së bashku me tiparet plotësuese është krijuar nga një fuqi supreme.  Ai është Zoti, Sunduesi i tokës dhe i qiellit I Cili ka inspiruar molekulat që përbëjnë hormonet dhe atomet që përbëjnë molekulat në aktivitetet e tyre të vetëdijshme.

Kur veza lirohet nga folikuli, korpus luteum është i formuar dhe fillon të sekretoj (tajit) estrogjenin dhe progesteronin. Progesteroni stimulon muret e mitrës. Nën ndikim të këtyre hormoneve, ndodhin ndryshime në muret e mitrës. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është përgatitja e një ambineti të përshtatshëm ku embrioni do të strehohet pas fekondimit. Të gjitha këto veprime ndodhin në të gjitha femrat në radhitje të njejtë dhe me perfeksionin e njejtë. Këto veprime janë rezultat i një plani dhe përcaktimi të qartë.

 

Faza korpus luteum zgjat 12-14 ditë.  Në fund të kësaj periudhe, nëse fekondimi nuk ka ndodhur, korpus leteum degjenerohet dhe faza e njejtë përsëritet.  Me degjenerimin e korpus luteum-it, estrogjeni, progeseteroni dhe hormonet e tjera nuk sekretohen (tajiten) më; kjo d.m.th. se gjëndrra e hipofizës prapë fillon veprimin.  Prapë fillon sekretimi (tajitja) i FSH-së dhe LH-së në gjëndrrën e hipofizës, duke ndikurar që rritja e folikulit të filloj.  Por këto folikule nuk mund të zhvillohen mjaft sepse mungesa e estrogenit dhe progesteronit bëjnë që një fazë e re të filloj – menstruacioni.

4. Menstruacioni:  Kjo është fazë në të cilën veza e pafekonduar largohet nga trupi.  Pasiqë fekondimi nuk ka ndodhur, muret e përgatitura të mitrës tkurren, enët e gjakut shtrëngohen dhe veza nxjerret jashtë.  Pas kësaj faze, trupi fillon prapë të përgatitet për kryerjen e të gjitha këtyre funksioneve. 

Është Ai I Cili krijoj qiejt dhe tokën vetëm me të vërtetën. Ditën që Ai thotë "Bëhu!" ajo bëhet. Fjala e Tij është e Vërteta. Gjithë sundimi është I Tij në Ditën kur i fryhet Trumpetës. Ai është Njohës i të Padukshmes dhe të Dukshmes. Ai është I Urti, I Gjithëdijshmi.
(Kur'an, 6: 73)

 

Tërë kjo fazë përsëritet te të gjitha femrat rregullisht gjatë një periudhe të caktuar kohore.  çdo muaj qeliza vezë të reja prodhohen, hormonet e njejta sekretohen (tajiten)  vazhdimisht në të njejtën periudhë dhe trupi i femrës përgatitet sikur fekondimi të ndodh.   Por në fazën e fundit, drejtimi i përgatitjes ndryshon në bazë të asaj se a është apo nuk është sperma  prezente.

Kategori: Krijimi i njeriut | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/08/2009)
Klikime: 4118 | Ranguar: 4.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024