E premte, 29/03/2024, 08:26
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Krijimi i njeriut

Qelizat që Kryejnë Funksione të Ndryshme

Qelizat që Kryejnë Funksione të Ndryshme

Në ditën e tetë, qelizat fillojnë të diferencohen (të dallohen) dhe ato organizohen në dy grupe të ndryshme, në atë të jashtëm dhe atë të brendshëm.  Masa e brendshme (embrioblasti), formon qelizat të cilat embrioni do t'i mbart gjatë gjithë jetës së tij.  Grupi i jashtëm i qelizave (trofoblast), përbëhet nga qelizat të cilat ndihmojnë njeriun në fazën e jetës së tij që zhvillohet në mitrën e nënës d.m.th. gjatë periudhës nëntë mujore  e deri në lindjen e tij.


Ngjitja e Embrionit në Mitër është një Mrekulli e Kur'anit

Kur i shqyrtojmë vargjet e Kur'anit që kanë të bëjnë me ngjitjen e embrionit në mitër, kuptojmë njërën nga mrekullit më të mëdha të Kur'anit.  Në Kur'an, kur  i referohet ngjitjes së embrionit në mitër dhe fillimit të zhvillimit të tij, Zoti përdor fjalën "alaq":

Lexo me emrin e Zotit tënd I Cili krijoj njeriun nga gjaku i ngjizur (alaq). Lexo: Dhe Zoti i juaj është më Bujari. (Kur'an, 96: 1-3)

Fjala "alaq" në gjuhën arabe d.m.th. "diçka që kacavirret, një substancë sikur shushunja".  Kur'ani na ka ardhur 1400 vite më parë dhe fakti që Zoti përdor këtë fjalë për të përshkruar zhvillimin e embrionit në mitrën e nënës është një nga mrekullit e tij.  Fakti që kjo njohuri, e cila nuk ka mundur të zbulohej nga shkenca e asaj periudhe,  e shpallur në Kur'an shekuj më parë konfirmon përsëri se Kur'ani është shpallje nga Zoti, Sunduesi i të gjitha botërave.

Në foton e parë, shofim qelizën-grumbull (tufëzën) duke kërkuar vendin në mitër.  Mbas gjetjes së vendit të përshtatshëm, tufëza tret indin e murit të mitrës dhe e ngulit veten. (2-3).  Embrioni e ngjet veten mirë për murin e mitrës dhe fillon të marr nga aty oksigjenin dhe ushqimet e tjera që i nevojiten. (4)

 

Masa e qelizave të brendshme ndan veten nga grupi i jashtëm i qelizave të cilat do të shërbejnë për nëntë muajt.  Regjioni i mbetur do të bëhet kordon umbilikal që do të ofrojë lidhjen në mes të embrionit dhe placentës e cila do të zhvillohet më vonë.

Në të njejtën kohë që fillon të zhvillohet placenta, masa e qelizave të brendshme rrafshohet dhe zhvillohet në tri shtresa të qelizave që quhet "disku embrionik".  Tre llojet e shtresave të qelizave janë ektoderma, mesoderma dhe endoderma.  Në një proces të quajtur diferencim, qelizat nga secila shtresë lëvizin në fusha të caktuara të diskut embrionik dhe pastaj palosen për të formuar tuba dhe grumbuj (togje).  Këta tuba dhe grumbuj zhvillohen në inde dhe organe të ndryshme të trupit 23

Qelizat e shtresës më të jashtme (ektodermës)  formojnë trurin, palcën kurrizore, organet shqisore dhe lentet e syrit.  Përveç kësaj, kjo shtresë do të formojë edhe epidermën, gjëndrrat e djersës, smaltin e dhëmbëve, qimet dhe thonjët.  Shtresa  më e brendshme e embrionit (endoderma) do të sjell zhvillimin e organeve që përbëjnë sistemin e tretjes dhe të frymëmarrjes (mëlçin, mushkëritë, pankreasin, etj) dhe gjëndrrat relevante (tiroidea, timusi, etj.)  Shtresa e tretë (mesoderma) është e formuar në mes të këtyre dy shtresave.  Nga kjo shtresë formohen zemra, muskujt, veshkët, gjëndrrat, enët e gjakut dhe organet riprodhuese.  Enët limfatike dhe epiteli (sipërfaqja, ose shtresa mbështjellese e brendshme, indet) që mbulojnë sipërfaqën më të madhe të brendshme dhe të jashme të trupit dhe organet e tij zhvillohen nga kjo shtresë.  Qelizat që përbëjnë të gjitha indet e trupit janë të formuara nga këto qeliza të cilat zhvillohen prej njërës nga këto shtresa. 

Nga qeliza bazë vijën të gjitha përafërsisht 200 llojet e qelizave të trupit të njeriut. (1) Qelizat bazë papritmas fillojnë të ndryshojnë (diferencohen) nga qelizat e tjera. Me këtë ndryshim (modifikim), formohen indet e trupit nga qelizat bazë. Qelizat yndyrore të cilat sigurojnë energji (2), qelizat të cilat shërojnë plagët (3) dhe qelizat e enëve të gjakut (4) janë disa nga këto inde.

 

është shumë me rëndësi të mendojmë për domethënjën e fjalisë së fundit në paragrafin më lart, dhe të shqyrtohet mirë kuptimi i asaj se çfarë është thënë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kuptojmë zhvillimin e jashtëzakonshëm të qenies njerëzore.  Fakti se të gjitha elementet që përbëjnë trupin e njeriut (organet, indet, sistemet, enët e gjakut, etj.) zhvillohen nga tre lloje shtresash që përbëjnë embrionin na shtyn  të mendojmë se nga e marrin qelizat këtë inteligjencë supreme për të vepruar?

Ndërkohë, janë disa detaje të cilave ju duhet kushtuar vëmendje sepse janë pikërisht këto detaje që i bëjnë këto ndryshime akoma më të jashtëzakonshme. P.sh. në rrjedhën e zhvillimit të një qenie njerëzore ekziston një harmoni perfekte ndërmjet këtyre tre shtresave.  Për prodhimin afërsisht të 200 llojeve të qelizave të trupit të njeriut nga tre lloje qelizash,  nevojitet një renditje dhe kordinim i saktë.  P.sh. rendi i ngjarjeve në diferencimin e qelizave të gjakut dhe qelizave të lëkurës është shumë i ndryshëm në secilin rast.

Aktiviteti i Planifikuar i Qelizave që i Japin Formë Trupit: Si Ndodh?

Tash grumbulli i qelizave është bërë një embrion.  Sikur të mund t'i shikojmë qelizat gjatë kësaj periudhe, do të vërenim një aktivitet të madh.  Qelizat të ngjajshme njëra me tjetrën ndahen dhe shumohen në kohë të caktuar dhe disa nga këto qeliza fillojnë të marrin strukturë tjetër nga qelizat e tjera.  Ky proces nuk dallohet në fillim, mirëpo me çdo ditë që kalon, bëhet më e qartë se qëllimi i këtij aktiviteti është të vijnë në ekzistencë, shpejt dhe sipas një plani, funksionet e domosdoshme për ndërtimin e trupit të njeriut. Të gjitha qelizat, shumë të ngjajshme me punëtorët e caktuar në një punë, shkojnë të punojnë në grupe.  Më vonë, grupet e qelizave të cilat janë për të formuar organin e njejtë bashkohen njëra me tjetrën dhe formojnë një masë dhe përgatiten për të formuar organet.   Si rezulatat i këtij aktiviteti intensiv, disa qeliza do të bëhen qeliza të eshtrave, ndërsa të tjerat do të bëhen qeliza të lëkurës dhe muskujve. 24 

Qelizat e eshtrave mblidhen në vendet ku duhet të jenë eshtrat. Qelizat e muskujve grumbullohen në vendet ku duhet të jenë muskujt.  Disa qeliza shkojnë edhe në vende më të thella dhe fillojnë të formojnë organet e brendshme. Disa formojnë trurin, disa sytë dhe të tjerat enët e gjakut.  Me kohë, shtohen proceset e reja: p.sh. lëvizja e qelizave në vendet e tyre të caktuara dhe ndërtimi i disa organeve me vdekjen e programuar të qelizave të caktuara, etj.  Shkurt, në rrjedhën e diferencimit, një strategji perfekte zbatohet ku qelizat kryejnë aktivitetin e tyre sipas një plani të qartë.

Inspirimi se si duhet të bëhet kjo përgatitje ju është njoftuar në mënyrë të veçantë secilit grup të qelizave. Informata e shkruar në ADN-në e çdo qelizë është e njejtë.  Mirëpo vetëm kur çdo grup i qelizave përdor këtë informatë në programin i cili është vendosur brenda kufijëve të instiktit të tyre, ato mund të formojnë ndërtime të posaçme të nevojshme për organet që të kryejnë funksionet e tyre.   Përveç këtij diferencimi, ndarja konstante bën që numri i tyre të rritet. Ky organizim perfekt nuk bie kurrë në anarki.  Për shkak të këtyre përgatitjeve të bëra për formimin e zemrës, syrit, trurit, krahut, këmbës dhe organeve të tjera, trupi ngadal merr formë. 25 


Lart shofim disa nga llojet e qelizave të trupit. Në trup formohen përafërsisht 200 lloje të qelizave si rezultat i shumimit të qelizave që fillimisht janë identike. Përkundër faktit se informata e shkruar në ADN është e njejtë, secila qelizë përdor vetëm informatën që i duhet asaj. Nuk paraqitet asnjë hutim. Qelizat e eshtrave asnjëherë nuk përpiqen të formojnë një sy apo ndonjë organ tjetër; qelizat nervore nuk ndërhyjnë me qelizat e kuqe të gjakut. Secila e di shumë mirë ku dhe si do të funksionoj. Është Zoti I Madhërishëm, Sunduesi i të gjithave, Ai që garanton këtë organizim pa të meta dhe i inspiron qelizat e trupit për atë çfarë duhet bërë.

 

Mirë pra, por kush iu jep urdhërin këtyre qelizave të cilat të gjitha dalin nga një esencë e vetme?  Si munden qelizat, të cilat nuk kanë intelegjencë, dije apo ndjenja, të kuptojnë këtë urdhër dhe t'a zbatojnë atë?

Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se plani që dikton diferencimin e qelizave dhe vendosjen e tyre në vendin e duhur në trup është i shkruar në ADN.  Por kjo nxit një pyetje:  Kush shkroi këtë plan madhështor aq perfekt në këtë bankë të dhënash mikroskopike të fshehur në bërthamën e qelizave?

Gjithashtu, kush bën që qelizat të lexojnë këtë plan të shkruar në ADN dhe t'a zbatojnë atë pa gabime?  Si ndodh që miliona qeliza të ndryshme gjejnë informatën e përshtatshme për vetveten në një bankë të pafund informatash në ADN dhe ndryshojnë strukturën në bazë të saj?

Është All-llahu Ai që krijoj shtatë qiejtë dhe tokën në të njejtin numër, Urdhëri I Tij zbret te secila, që të dini se Zoti ka fuqi mbi të gjitha gjërat dhe që Zoti përfshin të gjitha gjërat në diturinë e Tij.
(Kur'an, 65: 12)

 

P.sh. mendo për qelizat të cilat formojnë sytë:  Si e dijnë ato se kur bebëza është formuar plotësisht? Si e dijnë ato si të ndërtojnë strukturën e retinës, muskujve të syrit, lentet dhe si ia japin atyre madhësine e duhur? Dhe si e dijnë ato se në cilën kohë duhet të ndalin këto procese?

Apo, si i dijnë qelizat që kurrë nuk i kanë parë mëlçinë, veshkët apo pankreasin tiparet e këtyre organeve dhe ndryshojnë strukturën e tyre në përputhje me këtë njohuri?

Gjithashtu, kur këto qeliza ndryshojnë strukturën e tyre në bazë të organeve të cilat do t'i formojnë, ato marrin në konsideratë shumë faktorë. P.sh. një qelizë e cila ndryshohet për t'u bërë qelizë e trurit duhet të kujdeset për sistemin nervor, ushqimin e trurit, furnizimin me oksigjen, nevojshmërinë e themelimit të lidhjeve në mes të të gjithë nervave të trupit, duhet të dallojë pjesët e trurit që shikojnë, dëgjojnë dhe ndiejnë.  Qelizat e tjera marrin në konsideratë mundësin që truri mund të dëmtohet dhe e rrethojnë atë; ato i vlerësojnë faktorët negativ që mund të ndodhin gjatë procesit të lindjes kështu që formojnë strukturën  në funksion të këtyrë faktorëve.  E gjithë kjo duket shumë mirë, por si munden qelizat të paraqesin "parashikim" të tillë në veprimin e tyre?

Të gjitha këto pyetje tregojnë se lindja e  njeriut është një mrekulli e vërtet, dhe teoria e evolucionit në këtë pikë ka arritur në një rrugë pa krye.  Asnjë evolucionist nuk mund të shpjegoj këtë bashkëpunim të jashtëzakonshëm që ndodh në mes gjeneve të ADN-së derisa qelizat formojnë organet dhe i japin formë trupit.  Fakti  që gjenet, të cilat i kemi përkufizuar si grumbull i atomeve pa dije, nuk mund të organizojnë rastësisht një harmoni kaq të vetëdijshme është aq e qartë sa që evolucionistët në përgjithësi preferojnë që të mos shtjellohet kjo temë fare.

 Hoimar von Ditfurth, një shkencëtar evolucionist gjerman,  ka këtë thënie rreth zhvillimit të mrekullueshëm që ndodh në mitrën e nënës:

Fakti që një qelizë vezë e vetme ndahet që të formojë aq shumë qeliza të ndryshme, komunikimi perfekt natyral dhe bashkëpunimi në mes të këtyre qelizave kryeson ngjarjet që mahnisin shkencëtarët.26

Dhe G. Flanagan, autor i Fillimi i Jetës shkruan:Si është arritur një organizim i tillë kaq i lartë?  çfarë i bën qelizat të veprojnë sikur dijnë se ku shkojnë, çfarë të jenë dhe çka të bëjnë kur të arrijnë atje? Dhe po ashtu të veprojnë në harmoni të tillë me qelizat partnere? 27

Flanagan është përpjekur t'i jap përgjigje këtyre pyetjeve, por ai është larg për të qenë i aftë që të shpejgoj këto ndodhi të mahnitshme.

Këto pyetje të mëdha na dërgojnë në një botë jashtëzakonisht të vogël të molekulave të vogla brenda qelizës, së pari tek ato që përbëjnë gjenet dhe formojnë programin gjenetik.  Me arritjen e biologjisë molekulare, për të parën herë është duke u mundësuar zbulimi dhe qartësimi i këtyre proceseve.  " Dukej se, libri i jetës u hap papritmas…", megjithëse vetëm disa faqe magjepëse të tij.  Ne jemi ende larg nga të kuptuarit e tërë tregimit.

është e qartë se qelizat punojnë së bashku aq mirë për shkak të ekzistimit të dialogut të vazhdueshëm në mes tyre dhe ato pranojnë udhëzimet e brendshme gjenetike në përputhje me rrethanat.   Udhëzimet mbahen në gjene në formë të të ashtuquajturit kod-gjenetik, të radhitura me organizim të molekulave, ashtu si shkronjat e një alfabeti të veçantë.   Programi gjenetik për foshnjën, i radhitur në atë kod, arrihet në ditën e parë të bashkimit të qelizave të prindërve.  Prej aty e më tutje, çdoherë që ndonjë qelizë ndahet dhe jep dy qeliza të reja,  bëhet një kopje e përpiktë e të gjitha gjeneve dhe i transmetohet qelizës së re.  Kështu që çdo qelizë e trupit bart saktësisht të njejtat gjene, dhe mban programin gjenetik të plotë.

Sikur i tërë programi të ishtë aktiv gjatë gjithë kohës,  çdo qelizë thjeshtë mund të prodhonte  klonime (kopje identike) të vetvetës, të gjitha me destinacion dhe funksion të njejtë.  Ajo që bën të mundur prodhimin e shumëllojshëm të qelizave si dhe  shpërndarjen e tyre në drejtime të ndryshme  është fakti që  gjenet kyqen dhe ç'kyqen pra, nuk jane aktive gjatë gjithë kohës.

Kjo ndodh në përgjigje të sinjaleve që vijnë nga qelizat partnere pasiqë ato të gjitha përshtatin veten në programin e hollësishëm të zhvillimit.    

Këto ndodhi mund të krahasohen me një detyrë të vështirë ndërtimi që kërkon bashkëpunim të ngushtë. Secili e di planin kryesor, secili jep sinjale, dhe ju përgjigjet në mënyrë të ndjeshme sinjaleve të të tjerëve që të bëhet pjesë e pandarë e tërë projektit.  Qelizat e embrionit punojnë në një mënyrë të krahasueshme, në një marrëveshje të shoqërueshme me gjenet të cilat kyqen dhe ç'kyqen sipas nevojës. 28 

Siç  kuptojmë nga sqarimet e mësipërme, fakti që qelizat dallohen nga njëra tjetra dhe marrin funksione plotësisht të ndryshme dëshmon se aty ka një "program gjenetik" i cili bën që ato të veprojnë brenda një plani të përcaktuar. është e vërtet se një program perfekt është  ngulitur në çdo qelizë, por gjëja e rëndësishme është kjo: Kush e krijoj këtë program dhe e nguliti atë në qeliza? Programi për të cilin bëjmë fjalë nuk është një program i thjeshtë kompjuteri.  Me përdorimin e këtij programi qelizat sjellin në ekzistencë njeriun i cili në vetvete ka miliona ndërtime organike të ndërlikuara e të ndërlidhura: një person që mund të dëgjoj, të shikoj, të ndiej, të mendojë, të marr vendime, të përjetoj kënaqësi, të çmoj bukurinë, që mund të studjojë qelizat e veta dhe ADN-në, dhe të sjell përfundime nga hulumtimet e veta.   Përveç kësaj, sigurisht që është një mrekulli që masat e proteinave të cilat ne i quajmë qeliza, kuptojnë një program të tillë, veprojnë sipas tij, vihen në dijeni për atë që kërkohet dhe kompletojnë çdo fazë në mënyrë përfekte.

Qelizat i Japin Formë Trupit…
Fazat në formimin e njeriut përbëjnë një zinxhir mrekullish. Qelizat duke u bashkuar sipas një rregulli të caktuar i japin formë trupit. Ato ndërtojnë duartë, sytë, veshët, enët e gjakut, këmbët, zemrën, trurin, dhe qelizat nervore. ADN-ja e secilës qelizë përmban sasi gjigante informatash që kanë të bëjnë me çdo detaj të trupit të njeriut. Mirëpo qelizat në embrion në mesin e gjithë kësaj informate gjejnë dhe lexojnë atë e cila i takon organit të tyre të posaçëm. Në bazë të kësaj informate, qelizat ndërtojnë organet dhe indet. Si një qelizë është në gjendje të interpretojë informatën në ADN është diçka e vlefshme për t'u menduar. Kush e shkroi informatën në ADN e cila gjendet në bërthamën e qelizës? Kush i programoi qelizat në atë mënyrë që ato të lexojnë këtë informatë sikur një njeri dhe të veprojnë sipas saj? Në këtë pyetje është vetëm një përgjigje: Zoti krijoj njeriun në mënyrë perfekte. Është Ai I Cili i inspiron qelizat se çfarë duhet bërë.

 

Richard Dawkins, evolucionist bashkëkohor i njohur, nuk mund të jep sqarim se si gjenet të cilat përmbajnë programin gjenetik të njeriut veprojnë së bashku në një shkallë të tillë të bashkëpunimit në formimin e njeriut.

Zhvillimi embrionik është i kontrolluar nga një rrjet i ndërthurur raportesh të ndërlikuara të pa imagjinueshme. 29

Dawkins ka kuptuar se raportet në mes të gjeneve përgjegjëse për krijimin e mrekullueshëm të njeriut dhe aftësitë e jashtëzakonshme të demonstruara nga gjenet nuk mund të kenë ardhur nga rastësia, sepse është e pamundur të shpjegohet një sistem kaq i ndërlikuar me mekanizmat e evolucionit, si rrjedhim ka bërë një pohim të tillë.  Mirëpo, ai prapë lëshon një pikë të rëndësishme:  Në të njejtën mënyrë është e pamundur që në zinxhirin e mrekullive të prodhimit të foshnjës, të ketë ardhur në ekzistencë nga rastësia ndonjë grimcë e nevojshme për krijimin e foshnjës, apo ndonjë qelizë e vetme.  Brenda një periudhe prej nëntë muajsh, një qelizë e formuar në organet riprodhuese të nënës shndërrohet në qenie njerëzore që dëgjon, ndjenë, merr frymë, mendon dhe ky transformim në çdo detaj ndodh sipas një plani perfekt.  Përveç kësaj, kjo mrekulli ndodh vazhdimisht me perfeksionin e njejtë për vite të panumërta. 

Sipas pohimeve të evolucionistëve, tërë kjo ndodh nga rastësia; për ata, kjo mrekulli vjen si rezultat i vendimit të atomeve pa vetëdije të cilat prodhojnë qelizat e njeriut.  Ata pohojnë se një ditë, atomet papritmas vendosën të bashkohen dhe prodhojnë organe të cilat ata nuk i kishin parë apo njohur më parë.  Ata kapen aq verbërisht në pohimet e tyre të palogjikshme sa që besojnë se secila nga këto atome të pa vetëdijshme vendos se cilën pjesë do t'a formojë dhe shkojnë në vendet e duhura sipas këtij vendimi. Ata besojnë se çdo gjë ndodh pa ndërhyrje si rezultat i rastësisë: se qelizat dhe atomet vendosin nga vullneti i tyre që të ndërmarrin veprimin më të mirë, dhe ndërtojnë një trup njeriu në mënyrë perfekte.  Edhe nëse ata nuk dëshirojnë të pranojnë atë që është thënë këtu, kjo është saktësisht përmbajtja e asaj që pohojnë ata.

Në këtë pikë është e qartë se përballë një logjike tejet të madhe evolucionistët gjejnë vetveten në një gjendje pa rrugëdalje.

çdo detaj i shpjeguar deri këtu dhe ajo me të cilën do të mirremi më vonë,  në kundërshtim me atë që pohojnë evolucionistët, tregon se fazat që ndodhin në formimin e njeriut nuk mund të ndodhin nga rastësia.  Këto gjëra të jashtëzakonshme ndodhin jo nga puna e qelizave apo organeleve që i sollën ato në ekzistencë; jo nga aktiviteti i molekulave apo atomeve, por nga fjala e Zotit të Madhërishëm, "Bëhu":

Ai është I Cili ju krijoj prej toke, pastaj prej një pike sperme, pastaj prej një embrioni, pastaj ju sjell foshnje në botë; ju e arrini pjekurinë, pastaj plakeni megjithëse disa nga ju vdisni të rinjë kështu që arrini moshën e paracaktuar dhe kështu me shpresë që do të rriteni në meçuri (urtësi). është Ai I Cili cakton jetën dhe vdekjen. Kur ai vendos për diçka, Ai vetëm thotë "Bëhu" dhe ajo bëhet. (Kur'an, 40: 67-68)

Njohuria që Demonstron Qeliza Vezë

Qelizat të cilat bëjnë përgatitje për t'u strehuar në muret e mitrave gjenetikisht janë të ndryshme nga ato të nënës.  Pse ato nuk refuzohen sikurse një organ apo ind i transplantuar në trupin e nënës për shumë kohë ka qenë një mister i pazgjidhur.  R.Flanagan e shpjegon këtë në këtë mënyrë:

… Tufëza (qeliza grumbull)  ndrydh shënuesit e saj gjenetik dhe lëshon sinjale të veçanta që mund të krahasohen me një fjalë kaluese (kod  / password) universal.    Ky kod është i njejtë për të gjithë njerëzit dhe është i njejti kod që qelizat e nënës e lëshuan kur ajo ishte tufëz (qelizë grumbull).   Për këtë, qelizat e saj nuk mobilizohen tash që të mbrohen kundër arritësit të ri,  sepse biologjikisht ato njohin tufëzën çerdhe-ngritëse si mik universal, e jo armik.1

Vëmendje duhet t'i kushtohet këtu një pike shumë të rëndësishme.  Sikur që thotë Flanagan, është misterie e madhe se si një grup i qelizave i dërgon një "mesazh universal" një grupi tjetër të qelizave  të cilat e pranojnë këtë mesazh dhe e "kuptojnë" se ato nuk po takojnë një armik por mik.  Duhet të përkujtojmë se nuk jemi duke folur këtu për një grup njerëzish, por për një masë të përbërë nga qelizat aq të vogla që nuk shihen  pa mikroskop; një masë e cila nuk ka duar, sy, veshë apo tru,  e përbërë nga atomet, molekulat dhe proteinat e pavetëdijshme.  Sigurisht se të supozohet se një demonstrim i tillë vjen nga dituria e qelizave është jashtëzakonisht e pa logjikshme.

E vërteta që ballafaqohemi është e qartë:  Ajo që i ofron embrionit të strehohet lehtë në mitrën e nënës dhe të mbijetojë është mëshira e Zotit, I Cili krijoj embrionin, nënën dhe sistemin mbrojtës të nënës.

Me të vërtet, Zoti ka dijeni për Orën (e kijametit) dhe lëshon shi tepër dhe e di se çka ka në mitër. Dhe askush nuk e di se çka sjell e nesërmja dhe askush nuk e di se në cilën tokë do të vdes. Zoti është I Gjithëdijshmi, Gjithënjohësi. (Kur'an, 31: 34)

1-Geraldine Lux Flanagan, Beginning Life, Dorling Kindersley, London, 1996, p. 34

 

Sistemi i Veçantë Mbrojtës i Përgatitur Për Embrionin.

Qelizat të cilat ngjiten për mitrën e nënës vazhdojnë të zhvillohen dhe ushqehen në këtë vend të sigurt.  Por kjo është një gjë mahnitëse, sepse ky embrion që rritet kaq shpejt ndeshet me rreziqe serioze – sistemin imunologjik të nënës.

Sistemi imunologjik çdo material të huaj që futet në trup e llogaritë si një armik dhe e sulmon atë.  Përbërja gjenetike e embrionit është e ndryshme nga ajo e nënës dhe e trupit të saj, është një organizëm i huaj.  Në momentin që qelizat e nënës vihen në dijeni të prezencës së këtij organizmi të huaj, ato nxitojnë në drejtim të mitrës.  Sikur të mos ishin ndërmarrur masa paraprake, qelizat mbrojtëse sigurisht se do t'a  mbysnin embrionin.

Mirëpo në rrethana fiziologjike nuk ndodh një gjë e tillë, sepse embrioni që nga fillimi është nën mbrojtje të veçantë.

Para se embrioni të ngjes veten në murin e mitrës, qelizat trofoblaste fillojnë të formojnë një sipërfaqë për rreth embrionit, duke formuar një lloj filteri në mes të enëve të gjakut të nënës dhe embrionit.  Qelizat imune të nënës janë të paafta që të zbulojnë indet  trofoblastike sepse atyre iu mungojnë disa proteina të cilat i kanë shumica e qelizave të tjera dhe ato proteina i ndihmojnë qelizave imune që t'i zbulojnë ato.  Duke ju falemnderuar kësaj karakterisike të qelizave trofoblaste, embrioni ruhet nga sulmet e sistemit imunologjik të nënës.  Përveç kësaj, disa nga qelizat trofoblaste ndihmojnë që oksigjeni, ushqimi dhe substancat e tjera të nevojshme të arrijnë te embrioni. 30 

Le të shikojmë në detaje ndërtimin e veçantë të këtyre qelizave.

Aftësia Ingjinierike e Qelizave Trofoblaste

Siç shpjeguam në faqet e mëparshme, përkundër faktit se qelizat trofoblaste shumohen nga e njejta qelizë vezë, ato ndahen nga qelizat të cilat formojnë embrionin; ato janë një grup qelizash që kryejn të gjitha aktivitetet ndihmëse në lidhje me zhvillimin e embrionit në mitrën e nënës.  Në ditën e shtatë, këto qeliza nxjerrin zgjatje në çdo drejtim dhe fillojnë të rriten.  Qëllimi i këtij ndryshimi është të depërtojnë në murin e mitrës.  Gjatë këtij depërtimi, ato takohen me enët e gjakut të nënës dhe përshkojnë sipërfaqen e tyre të jashtme.  Kështu që, brenda 7-8 ditëve, indi i embrionit lidhet  me gjakun e nënës.

Disa qeliza trofoblaste prodhojnë enzime për shkatërrimin e membranës të enëve të gjakut në murin e mitrës. Në këtë mënyrë,  shtypja që del nga gjaku i nënës në embrion është e zvogëluar.  Qelizat trofoblaste nisen në aksion sikur të ishin në dijeni për rrezikun e brendshëm dhe marrin masat që të parandalojnë çdo gjë që do të rezultonte në vdekjen e embrionit.  Sikur këto qeliza të mos bënin një rregullim të tillë në enët e gjakut të nënës, gjaku i nënës do të rridhte me shtypje të lartë.  Në situatë të tillë, qarkullimi i gjakut në embrion do të ndalej si rezultat i shtypjes së jashtme të nënës.

Në javët që pasojnë, një numër i këtyrë qelizave krijojnë një mbrojtëse në mes embrionit dhe gjakut të nënës.  Kjo mbrojtëse quhet "placenta" e cila ka një ndërtim shumë të veçantë.  Kur e analizojmë atë së afërmi, shikojmë se qelizat trofoblaste krijojnë këtë mbrojtëse që të veprojë si një ndalues i gjakut.  Ky është një tipar shumë i rëndësishëm, sepse embrioni tash është i lidhur për indet e nënës dhe do të ushqehet me ushqim që vjen nga gjaku i nënës.  është e nevojshme që ushqimi të hyjë, por është shumë e rëndësishme që qelizat mbrojtëse në mitrën e nënës të mos arrijnë deri te embrioni së bashku me ushqimin.  Kështu që, sistemi ndalues i formuar nga placenta pengon qelizat mbrojtëse të nënës në mitër  që t'i afrohen embionit.  Mirëpo, nëse rrjedhja e gjakut nga nëna është e bllokuar, si ushqehet embrioni? 

Përgjigja në këtë pyetje paraqet perfeksionin e strukturës së ndërtimit të qelizave.  Hapësira të zbrazëta që gjenden në mes të këtyre qelizave që shërbejnë si ndalues, janë të asaj madhësie që lejon ushqimin e nevojshëm për embrionin të tërhiqet nga protoplazma e gjakut të nënës.  Oksigjeni, materiali ushqyes dhe mineralet nga gjaku i nënës, kalojnë përmes këtyre hapësirave dhe arrijnë embrionin.  Ndërsa, qelizat mbrojtëse, meqenëse janë aq të mëdha, nuk mund të kalojnë nëpër këto hapësira. 31 

Nëse mendojmë për urën të cilën ato e krijojnë në mes nënës dhe embrionit, nuk do të gabojmë të themi se puna e bërë nga qelizat trofoblaste kërkon një dituri ingjinierike pa të meta.   Me sistemin që ato ndërtojnë, ato me të vërtet krijojnë themelin e një "ure të jetës" në mes nënës dhe foshnjës.  Këto qeliza veprojnë si ndalues të materialit të rrezikshëm që të futet në gjak dhe duke lënë hapësira në mes veti, ato lejojnë materialin e nevojshëm që të kalojë.

Këto shpjegime tregojnë vetëm disa funksione të qelizave trofoblaste, por është më se e mjaftueshme për të dhënë një ide të ndërtimit perfekt të këtyre qelizave.  Në të gjitha rregullimet që ato bëjnë, ato lënë zbraztira duke formuar një sistem që vendos çfarë materiali është mirëbërës dhe e lejojnë të kaloj; ato e dijnë se cili material është i rrezikshëm për embrionin dhe nuk e lejojnë të futet.  është shumë e qartë se një ndërtim i tillë nuk do të vinte në ekzistencë nga rastësia.

çdokush që pohon se të gjitha këto tipare të jashtëzakonshme janë rezultat i rastësisë, sigurisht që nuk do të jetë në gjendje t'ju përgjigjet pyetjeve të poshtëshenuara:

Si e dijnë këto qeliza për çka ka nevojë embrioni për zhvillimin e tij?

Si vendosin ato nga të gjitha ato materiale që gjenden në gjak se cili material është i nevojshëm?

Si e dijnë ato se qelizat mbrojtëse janë të rrezikshme për embrionin?

Si kanë ato njohuri që të krijojnë një filter që pengon kalimin e materialit të dëmshëm dhe lejojnë kalimin e materialit të nevojshëm?

Që raca njerëzore të vazhdojë, ky sistem nuk duhet të ketë as gabimin më të vogël.  Secili që ka intelegjencë dhe vetëdije e di se rastësia nuk ju dha këtyre qelizave karakteristikat e tyre të veçanta.  Rastësia nuk mund të prodhojnë një ndërtim dhe të bëj këtë ndërtim saktësisht të njejtë në çdo qenie njerëzore.  është Zoti I Cili krijon qelizat trofoblaste me të gjitha karakteristikat e tyre të veçanta dhe i drejton ato në rolin mbështetës në formimin e njeriut.  Ky është vetëm një shembull i krijimit të artit të pakrahasueshëm të Zotit:

Ne nuk i krijuam qiejt dhe tokën dhe çdo gjë në mes tyre përveç se me të vërtetën dhe për një afat të caktuar. Por ata të cilët nuk besojnë largohen nga vërejtja jonë. Thuaj: "A keni menduar rreth atyre të cilët i thërrisni përpos All-llahut? Më tregoni se çka krijuan ata në tokë. Apo a kanë pjesëmarrje në qiej? Sillni ndonjë libër të zbritur para këtij apo ndonjë grimcë të diturisë hyjnore, nëse jeni duke e thënë të vërtetën." (Kur'an, 46: 3-4)

Placenta: Ura e Jetës

Sistemet mbajtëse të jetës të prodhuara nga tekonologjia e fundit, që përdoren në shumicën e spitaleve dhe kushtojnë me miliona dollarë, janë primitive dhe gati të pavlefshme kur krahasohen me një masë mishi që peshon vetëm disa kilogram.  Kjo masë mishi është placenta, që nga shkencëtarët quhet "heroi i vërtetë i lindjes". 32 


Placenta është urë vitale ndërmjet nënës dhe foshnjës.

Në një kohë të caktuar embrioni fillon të marr ushqimin, oksigjenin dhe materialet e tjera nga gjaku i nënës.  Placenta, e cila është krijuar të plotësoj të gjitha nevojat e zhvillimit të fetusit, vepron si një urë duke siguruar kalimin e këtyre materialeve në mes nënës dhe fetusit. (Nga fillimi i muajit të tretë, embrioni quhet fetus).  Placenta është e mbushur me enë të buta të gjakut të cilat bartin te foshnja materialin ushqyes të filtruar nga qelizat trofoblaste; ajo dërgon tërë këtë material ushqyes dhe mineralet e rëndësishme siç është hekuri dhe kalciumi që vijnë nga nëna, së pari në zorrën umbilikale pastaj në kapilarët e fetusit.  Përveç kësaj, placenta nuk kujdeset vetëm për furnizimin me lëndët ushqyese  për metabolizëm të fetusit, por ajo gjithashtu zgjedh dhe transporton te fetusi lëndët ushqyese që janë të nevojshme për ndërtimin e indeve.33 Aminoacidet janë të nevojshme për fetusin për të gjitha llojet e sintezës (karbohidratet, acidet nukleike - tullat ndërtuese të ADN-së, yndyrnat, etj.)  Placenta zgjedh këto elemente dhe i merr ato nga gjaku i nënës.  Përgjithësisht kjo realizohet nga bartës të veçantë.  Ajo pajiset me këto elemente, përdor çka është e nevojshme për vetveten dhe dërgon një sasi të tyre në gjakun e fetusit,  dhe është e nevojshme që me ato të pajiset në sasi të mëdha.  Në mesin e këtyre elemente janë: hekuri që nevojitet për rritjen e volumit të gjakut dhe kalciumi që nevojitet për zhvillimin e eshtrave.  Transferimi i këtyre elementeve në mënyrë të veçantë është efikas: edhe nëse nëna ka konsumuar pak hekur, placenta merr sasinë e nevojshme nga gjaku i nënës, furnizon nevojat e foshnjës dhe e mbron atë nga çdo lloj rreziku. 34 

Placenta po ashtu në mënyrë efikase kryen edhe veprimin e kundërt, duke bartur materialin hedhës nga fetusi në gjakun e nënës.

Nuk duhet të harrohet se placenta, të cilën e shpjeguam si "zgjedhës", "marrës", "pajisës" dhe "bartës" është një ind i përbërë nga qelizat.  është placenta ajo e cila kryen të gjitha aktivitetet e shenuara me fjalët më lart; p.sh. ajo e di se ka nevojë për hekur, dhe është e aftë të zgjedh elementin e hekurit nga shumë substanca të tjera dhe e di se si hekuri i zgjedhur duhet të përdoret.  Ajo nuk është njeri që ka njohuri por një grumbull qelizash e quajtur placenta.  Qelizat të cilat përbëjnë placentën e njohin materialin që ato kanë nevojë dhe e zgjedhin atë, dhe fakti se një qelizë mund të njoh një element sigurisht se është një mrekulli.  Përveç njohjes së këtij elementi, është edhe më mahnitëse që ajo e merr materialin e nevojshëm në sasinë e duhur dhe e bart atë në vendin e caktuar.  Informacioni i dhënë deri këtu dhe  ai që do të pasojë duhet gjithnjë të vlerësohet duke pasur këtë parasysh.

Ngjarjet të cilat ndodhin në mrekulllin e krijimit të njeriut paraqesin një dituri të ekspozuar nga qelizat dhe nga molekulat dhe atomet që i prodhojnë qelizat.  Në të vërtet, kjo dituri nuk i takon asnjërës nga ato, por i takon Zotit I Cili i krijon ato dhe i inspiron për funksionet që duhet t'i kryejnë.

Të gjitha detajet të cilat do t'i hasim në faqet në vijim janë po ashtu dëshmi e qartë e krijimit.

Kategori: Krijimi i njeriut | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/08/2009)
Klikime: 2574 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024