E martë, 19/03/2024, 04:20
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kuran

Gjuha e Kuranit

Gjuha e Kuranit
 
 
Me të drejtë përdoret sot në shumë vende dhe universitete të botës termi “gjuha e Kuranit” dhe jo gjuha arabe, kur flitet për mësimin e gjuhës dhe letërsisë arabe. Kjo ndodh pasi kemi të bëjmë me një diferencim me aspekte të ndryshme letrare në gjuhën e Kuranit dhe në atë të gjuhës së folur arabe.

Po të kujtojmë pak historikun dhe prejardhjen e gjuhës arabe, do të shohim se ajo është një gjuhë semite dhe është ndër ato pak gjuhë të kësaj familjeje që kanë mbetur ende gjallë. Gjuhët semite mund të ndahen si më poshtë:

Gjuhët semite

Gjuhë semite veriore – Gjuhë semite jugore

1. arameje, akade dhe kanane

2. arabe abisine, fenikase dhe herreje, arabe veriore dhe arabe jugore

Gjuha arabe ka edhe një ndarje tjetër: arabishten e vjetër dhe arabishten e re. Arabishtja e vjetër ka qenë e përdorur në Jemen dhe kryesisht e gjejmë në mbishkrimet arabe veriore që datojnë shekullin I-IV, si dhe në mbishkrimet në Mekë në vitin 328. Dokumentet më të vjetër të gjuhës së re arabe, datojnë qysh në shekullin IV p.e.s, por formën më të përsosur, e cila është edhe sot në përdorim gjuha arabe e mori në Kuran. Me ndihmën dhe ndikimin e fuqishëm të Kuranit, ajo u bë gjuha e përbashkët e letërsisë arabe dhe Islamit.

Gjuha e Kuranit ka mbetur deri më sot e vetmja gjuhë letrare për arabët, ndërsa gjuha e folur, ajo veriore dhe jugore, ndryshojnë shumë nga ajo letrare.

Kurani zë një vend të lartë në literaturën arabe dhe nuk mund të gjesh libër në botë, i cili mund të krahasohet për nga vlerat e tij. Pasi kanë kaluar më se 14 shekuj dhe ai ka qëndruar i pandryshuar në formën e tij të shkruar dhe gjuha e përdorur në të është po në të njejtën shkallë me gjuhën e sotme. Edhe librat me vjetërsi sa gjysma e moshës së tij, nuk janë në standardin që kemi sot. Kurani e transformoi arabishten nga një gjuhë e fshehur në një qoshe të botës, në një gjuhë amtare për shumë vende të ndryshme. Dhe me të drejtë është shpallur zyrtarisht si gjuhë botërore në vitin 1974 nga OKB-ja.

Vet Kurani e përmend gjuhën arabe dhe jep shkakun se pse u shpall në këtë gjuhë, në mënyrë që të ishte i kuptueshëm për kurejshët, për ata të cilët fillimisht u drejtua shpallja.

“Ne e zbritëm atë Kuran arabisht, ashtu që ta kuptoni.” Jusuf, 2.

Gjithashtu, ishte edhe një paralajmërim për Arabinë e atëhershme dhe fundin që po vjen.

“Prandaj, Ne ta shpallëm ty Kuranin arabisht që ta këshillosh nënën e qyteteve (Mekën) dhe ata përreth saj dhe t’u tërheqësh vërejtjen për ditën e tubimit (Kiametit)...” Shura, 7.

Kurani u shpalla në gjuhën arabe sepse vet i dërguari ishte arab, kjo është shumë e thjeshtë dhe ja ç’thuhet në Kuran:

“Sikur Ne ta bënim Kuranin në gjuhë të huaj¸ ata do të thoshin: ‘Përse nuk janë ajetet e tij të kuptueshme ( të shkoqitura), a është ai (Kurani) në gjuhë të huaj, kurse ai pejgamberi është arab?...” Fusilet, 44.

Përpara se Kurani të shpallej, në Arabi ekzistonin vjersha dhe poezi që i kushtoheshin femrave, kuajve, verës, etj., dhe nuk kishin stilin artistik të një krijimi të mirëfilltë letrar. Me ardhjen e Kuranit letërsia mori një zhvillim tjetër, kjo krijimtari ndërroi tematikë dhe gjuha e përdorur u pasurua me fjalë të bukura letrare dhe të gjera në kuptim.

Shumë studiues kanë shprehur mendimet e tyre në këtë drejtim. Në lidhje me këtë fakt ja se ç’na thotë Sidr Seingois në “Dictionary of Islam”:

“Po ne do të pyesim veten çfarë do të ishte gjuha arabe pa Kuranin dhe Muhamedin?... Me sa duket, pra, kjo është puna e vetme e natyrës uranore, e cila mundi ta zhvillonte arabishten e lashtë në një gjuhë letrare...”

Më tej ky do të shtojë edhe kontributin e Muhamedit në lidhje me jetën shoqërore dhe politike, duke i veshur edhe meritën si një fillesë për prozën në letërsinë arabe.

“Muhamedi bëri një hap më të vendosur dhe të madh drejt krijimit të një literature për njerëzit e tij. Në këto sure në të cilat rregullohet jeta private dhe publike e myslimanit, ai krijoi origjinën e një proze, e cila ka mbetur standardi i pastërtisë klasike, qysh atëherë...”

Ndërsa Sale na jep një gjykim të plotë dhe përshtypje mbresëlënëse.

“Stili i Kuranit, në përgjithësi, është i bukur dhe i rrjedhshëm... dhe në shumë vende, veçanërisht ku madhështia dhe atributet e Zotit janë përshkruar në mënyrë sublime mahnitëse... Ai ndoqi dhe pushtoi aq bukur e aq çuditshëm mendjen e dëgjuesve të tij, saqë disa nga kundërshtarët e tij thoshin se ishte efekti i magjisë dhe i mahnitjes.”

Ndërsa Palmeri na thotë:

“Ajo që shkrimtarët më të mirë të Arabisë nuk e kanë arritur kurrë në prodhimin e asgjëje të barabartë në merita të Kuranit, nuk është e habitshme.”

Kjo e fundit themi se është nga mrekullitë e Kuranit që i bën sfidë çdo krijese për sa i përket autorësisë së këtij libri dhe stilit të tij, ajeti i mëposhtëm e thotë këtë:

“E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë sillni ju një kapitull të ngjashëm si ai (Kurani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotat) pos Allahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kurani nuk është prej Zotit).” Bekare, 23.

Të tjerët do të shtonin “Ishte një mrekulli e shpallur nga Muhamedi... mrekulli e qëndrueshme.”

“Kurrë një popull s’ka qenë udhëhequr aq shpejt drejt civilizimit sa ishin arabët nëpërmjet Islamit.”

Kurani është i paarritshëm sa i përket fuqisë bindëse, elokuencës dhe vet kompozicionit dhe me këtë është indirekt shkak për zhvillimin mrekullueshëm të të gjithë degëve të shkencave në botën islame dhe vazhdon të jetë një burim i tillë i pashtershëm.

Përgatiti: Ermal Lohja

15.09.2006

 

Literatura e shfrytëzuar

1. Hughes, “Dictionary of Islam”, art. Qur’an, f. 528-529.

2. Sale, “Preliminary discourse”, f. 48.

3. Palmer E.H “The Qur’an”.

4. Bosworth Smith’s, “Mohamed and Mohammedanism”, f. 290, Londër 1889.

5. Hirschfeld H., “Neë researches into the composition and exegesis of the Qor’an”, f. 5, Londër 1902.

Kategori: Kuran | Shtuar nga: Argjendi (25/08/2009)
Klikime: 1490 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024