E martë, 19/03/2024, 10:15
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kuran

Rëndësia e mësimit të Kuranit

Rëndësia e mësimit  të Kuranit 
 
 
T’ia mësosh Kuranin dikujt është farz kifaje, ndaj gjithashtu dhe të mësuarit e tij përmendësh është  farz kifaje, në mynyrë që të mos ndërpritet transmetimi i tij. Nëse e mësojnë atë disa përsona, bie obligimi  nga të tjerët.
   

I Dërguari i Allahut na tregon se  njerëzit më të mirë  janë ata që mësojnë Kuranin dhe ia mësojnë atë  të tjerëve.

Transmetohet nga  Uthmani  se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që  e mëson Kuranin dhe ia mëson të tjerëve.”

Abdurrahman es Sulemi -i cili e ka transmetuar këtë hadith nga Uthmani- thotë:

“Ky hadith më bëri që të ulem 40 vite me rradhë në xhami dhe  t’ua mësojë njerëzve Kuranin.”

Ndërsa në një hadith tjetër i Dërguari i Allahut thotë:

“Ai i cili nuk ka në gjoksin e tij ndonjë pjesë nga Kurani është si shtëpia e prishur.”

Etika e leximit të Kuranit

Ai që e lexon Kuranin duhet të ketë parashysh këto kritere:

1. Të drejtohet nga kibla, nëse ka mundësi.

2. Të përdorë misvakun si pastrim dhe respekt të Kuranit.

3. Të ketë abdes.

4. Të  ketë rrobat dhe trupin e pastër.

5. Ta lexojë Kuranin me  meditim dhe përkushtim.

6. Të jetë prezent me zemrën e tij kur e lexon Kuranin në mënyrë që kjo të ndikojë më shumë dhe ti lërë bisedimet gjatë leximit të Kuranit.

7. Preferohet që gjatë leximit të Kuranit të qajë, e nëse nuk qan, atëherë të bëjë sikur po qan.

8. Të zbukurojë zërin e tij gjatë leximit ,e nëse nuk e ka zërin e bukur duhet të përpiqet ta zbukurojë atë, aq sa ka mundësi.

9.Të tregohet i sjellshëm gjatë leximit të Kuranit, mos të qeshë dhe mos të luajë dhe mos të shikojë gjëra që ia tërheqin  vëmendjen  dhe përqëndrimin nga Kurani.

10. Gjithashtu, kur të fillojë leximin e Kuranit të  kërkojë mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar.

Gjithashtu edhe ai që e dëgjon Kuranin duhet që ta dëgjojë me zemër të përkushtuar, të meditojë në kuptimet e ajeteve dhe domethënieve të tij dhe mundësisht të heshtë gjatë dëgjimit të Kuranit, duke  përkujtuar fjalën e Allahut:

“Kur të lexohet Kurani, dëgjojeni atë me vëmendje dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.”

Përgatiti: Shaban Murati

26.05.2006

Kategori: Kuran | Shtuar nga: Argjendi (25/08/2009)
Klikime: 1525 | Komentet: 2 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 2
1 shqiponja*  
0
Eselamun Alejkum!

Ndegjimi i leximit te Kur'anit a mund te llogaritet sikur personalisht jemi duke e lexuar?

All-llahu ju shperblefte.


2 Argjendi  
0
nuk eshte e njejta vler mirepo edhe per kete ka shperblim

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024