E martë, 19/03/2024, 03:03
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kuran

Hyrje në shkencën e texhvidit

Hyrje  në shkencën e texhvidit
 
 
Para se të shkruajmë rreth shkencës së texhvidit dhe rregullave që hyjnë në këtë shkencë, e shoh të udhës që të flasim diçka rreth vlerës së Kuranit, rëndësisë së mësimit të tij, si dhe disa rregulla edukative gjatë leximit të Kuranit fisnik. Andaj edhe këto tema do t’i paraqesim në këtë faqe një pas një, në mënyrë që të lehtësohet më shumë leximi i tyre.

Vlera e Kuranit fisnik
   

Kurani është fjala e Allahut, e zbritur tek Pejgamberi (alejhi selam) me leximin e të cilit ne bëjmë ibadet. I përcjellur deri tek ne me transmetimin më të vërtetë.

Kurani është libër i qartë, atij nuk i vjen e kota nga asnjë anë, i zbritur nga i Urti. Ai është mrekulli  e përhershme deri në Ditën e Gjykimit, deri sa të shkatërrohet kjo  botë.

Kurani është litar i fortë i Allahut, dallues i së vërtetës nga e pavërteta. Në të ka lajme për ata popuj që kanë kaluar. Është gjykuesi ynë dhe i lajmeve që do të vijnë pas nesh. Kush e lë pasdore Kuranin, Allahu do ta shkatërrojë, kush kërkon udhëzim tjetër jasht Kuranit, Allahu do ta humbë. Ai që flet me Kuran gjithmonë e thotë të vërtetën, kush gjykon me të, gjykon me drejtësi dhe kush thërret në të vetëm se është udhëzuar në rrugën e vërtetë.

Kurani është prijësi ynë në jetën tonë. Ai është  shembull për ne. Me të muslimani e bën jetën të lumtur në këtë botë dhe  në botën tjetër, ai është programi hyjnor në tokë.

Allahu e ka emërtuar Kuranin me disa cilësi  që nuk e ka emërtuar asnjë libër më herët me këto cilësi.

Allahu i madhëruar thotë:

“Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë. Allahu e vë me atë (me Kuranin) në rrugën e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë.” Maide, 15-16.

Gjithashtu Allahu i Madhëruar thotë:

“Ne ty të shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët.” Nahl, 89.

I Dërguari i Allahut tregon se njeriu në bazë të asaj që mëson Kuran do të futet në xhenetin më të lartë. Transmetohet nga Abdullh ibën Amër ibën As se i Dërguari i Allahut ka thënë:

“Në Ditën e Gjykimit do t’i thuhet  atij që  e di Kuranin, lexo dhe ngrihu, lexo ashtu siç ke lexuar në dynja, sepse  grada jote do të jetë në fund të ajetit që ti do ta lexosh.” Tranmeton Tirmidhiu me transmetim të mirë.

Besimtari i cili lexon dhe mëson Kuran në brendësinë e tij është i mirë, ndërsa  pamja e jashtme  e tij është e mbushur plot e përlot me moral dhe edukatë.

Nga  Ebu Musa el Esharij transmetohet se  Pejgamberi  ka thënë:

“Shembulli i muslimanit që e lexon Kuranin është si  shembulli i portokallit, era e tij është e mirë dhe shija e tij është e mirë, ndërsa  shembulli i besimtarit i cili nuk e lexon Kuranin është si shembulli i hurmës  e cila nuk ka erë, por shijen e ka të mirë. Shembulli i munafikut i cili e lexon Kuranin është si shembulli  i lules e cila ka erë të mirë, por shijen e ka  të keqe, ndërsa shembulli i  munafikut i cili nuk e lexon Kuranin është si shembulli i handheles -lloj bime-, e cila nuk ka erë dhe shijen e ka të keqe.

Leximi i Kuranit është një ndër ibadetet më të rëndësishme. I Dërguari i Allahut thotë:

“Kush lexon  një shkronjë  prej librit të Allahut do të ketë një  të mirë, ndërsa e mira shpëbrlehet  dhjetë fish. Unë nuk them elif, lam, mim është një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami është  një shkronjë  dhe mimi është një shkronjë.”

Gjithashtu Pejgamberi (alejhi selam) thotë:

”Njohësi i Kuranit do të jetë me engjëjt, ndërsa ai që e lexon Kuranin dhe ndien lodhje do ketë dy shpërblime.”

 

Përgatiti: Shaban Murati

Kategori: Kuran | Shtuar nga: Argjendi (25/08/2009)
Klikime: 1443 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024